Jump to Navigation

SIDS - Sudden Infant Death Syndrome

Pёr SIDS nёnkuptojmё vdekjen e papritur dhe tё pashpjegueshme tё njё fёmije nёn moshёn njё vjeç.
SIDS, pas periudhёs sё porsalindjes, ёshtё shkaku kryesor i vdekjes sё fёmijёve nё vitin e parё tё jetёs. Shkaqet, jo gjithmonё tё njohura, janё tё shumёllojshme dhe asnjёra nuk vepron vetёm. Parandalimi bazohet nё përkujdesjen e në garantimin e disa kushteve tё mjedisit, që së bashku kanё treguar nё kohё vlefshmёrinё e tyre nё zvogëlimin e rrezikut. Nё veçanti, janё parë të efektëshme pesë mёnyra tё thjeshta:
Kur flen me barkun lart, fёmija nuk rrezikon tё mbytet nё rast gromёsirje, pasi ai do tё kthejё instiktivisht kokёn anash.
• Sidomos nё javёt e para tё jetёs, kёshillohet qё fёmija tё mos flejё nё krevat me ju. Kjo pёr rrezikun e shtypjes apo tё mbytjes gjatё gjumit. Do tё jetё ideale ta vini tё flejё qё nё fillim nё djep apo nё shtratin e tij, i cili do tё jetё mire tё ndodhet nё dhomën tuaj. Nёse vendosni ta vini tё flejё me ju, impenjohuni tё rrespektoni tё gjitha porositё e tjera pёr sigurinë e fёmijёs.
• Duhet tё mundoheni tё evitoni qё gjatё gjumit, fëmija tё rrёshqasë drejt fundit tё krevatit e nёn mbulesat.
• Djepi apo shtrati s´duhet tё jetë shumё i madh e dysheku duhet tё jetё nё masёn ekzakte dhe jo tepër i butё ; gjithashtu, duhet ta sistemoni tё voglin nё mёnyre qё kёmbёt t´i takojnё fundin e krevatit pёr tё evituar rrёshqitjen.
• Shmangni vёnien e fёmijёs pёr tё fjetur mbi divan (edhe sepse rrezikon tё bjerё), mbi jastiqe tё mbushur, mbulesa ose sidoqoftё nё afёrsi objektesh tё buta, si lodra pellushi ose mbrojtёse, pёr tё evituar rrezikun e gёlltitjes sё trupave tё huaj. Nё çdo rast, jastiku duhet tё jetё me njё trashёsi minimale.
• Ёshtё mjaft e rёndёsishme tё mos e vendosni fёmijёn tё flejё nё njё ambjent tepёr tё ngrohtё. Temperatura e ambjentit duhet tё mbahet rreth 20 gradёve. Kushtojini kujdes edhe veshjes e kuvertave: mos lejoni qё veshja e shumtё ose mbulimi i tepёrt të bëjnё që i vogli të ketë shumё të nxehtё (vapë).
• Ambjenti duhet tё jetё gjithashtu i pastёr nga tymrat, pra nuk duhet tё pini duhan dhe tё mos lejoni edhe tё tjerёt tё pijnё brenda shtёpisё tuaj.
• Megjithatë për përdorimon e thithësit gjate gjumit është e rëndësishme t’ja jepni mbas muajit të parë të jetës ( për të mos u ngatërruar me fillimin e kapjes së gjoksit pët tu ushqyer) dhe t’ja ndërprisni përdorimin e tij brenda vitit të parë të jetës (për të shmangur zhvillimin jo të mirë të dhëmbëve ).


Main menu 2