Jump to Navigation

Diabeti i shtatzënisë

Ne kuader te kontrolleve mjekesore nene-femije, midis javes se 24-t dhe te 28-te te shtatzenise, kryhet nje test per percaktimin e sheqerit ne gjak. Testi i sasise se sheqerit tregon nese ju vuani nga diabeti i shtatzenise.

Cfare është diabeti i shtatzenise?
Diabeti i sheqerit eshte nje forme e semundjes se sheqerit. Ai shfaqet gjate shtatzenise dhe zhduket me pas, ne shumicen e rasteve. Nje diabet shtatzenie qe nuk dallohet ose nuk trajtohet mund te jete i rrezikshem per femijen e palindur akoma. Per zhvillimin e diabetit te sheqerit eshte pergjegjese nje nevoje e larte insuline gjate shtatzenise. Insulina stimulon futjen e sheqerit ne qeliza. Hormoni i vete trupit prodhohet ne pankreas. Ne rast se nuk balancohet nevoja, atehere rritet sheqeri ne gjak dhe keshtu shfaqet diabeti.

Kush preket nga diabeti i sheqerit?
Parimisht diabeti i sheqerit mund te shfaqet ne cdo grua shtatzene. Faktore te rrezikshem jane vecanerisht mbipesha para shtatzenise ose shtimi ne peshe gjate shtatzenise, mosha e madhe, tensioni i larte, dhe/ose crregullime te yndyrave, nje sindrome metabolike, nje anamneze pozitive familjare per diabetin e tipit 2 dhe perkatesia ne grupe etnike, te cilet jane shume te prekur nga diabeti (sidomos grupet etnike me prejardhje aziatike).

Kur ekziston rrezik i madh?
Nje rrezik i madh ekziston ne:
- diabet shtatzenie ne nje shtatzeni te përparuar
- lindjen e nje femije me peshe te madhe (. 4500 g)
- lindjen e nje foshnje pajete
- me shume se 3 aborte njera pas tjetres
- abort te femijes ne nje shtatzeni te përparuar
- simptoma diabeti ose paradiabeti ne anamneze (sheqeri i gjakut esell . 100 mg/dl)

Çfarë është një test oral i tolerancës së glukozës (oGTT)?
Diabeti i shtatzënisë zhvillohet shpesh pa shenja dhe zbulohet për këtë arsye në shumicën e rasteve gjatë testit të sasinë e sheqerit, të ashtuquajturit testit oral të tolerancës së glukozës (oGTT): Për të bërë testin, ju lutemi shkoni esëll për të marrë gjak. Ju do të merrni një tretës sheqeri për të pirë. Vlera e sheqerit në gjak do të përcaktohet edhe një herë pas një ose dy orësh dhe do t´ ju jepen të dhëna nëse trupi mund ta përdorë normalisht sheqerin.
Vlerat referuese për glukozën në gjakun venoz janë: esëll 92 mg/dl, pas 1 ore 180 mg/dl, pas 2 orë 153 mg/dl. Në rast se arrihet ose kalohet vlera e kufizuar në një nga tre momentet, atëherë bëhet fjalë, sipas përkufizimit, për ekzistencën e një diabeti shtatzënie.
Flisni me mjekun tuaj mbi gjendjen dhe pasojat e mundshme.

Si trajtohet diabeti i sheqerit?
Trajtimi bëhet individual. Në qendër të terapisë qëndron një plan diete si dhe një mësim për ta matur dhe kontrolluar vetë sheqerin në gjak. Pjesë e planit të terapisë është edhe aktiviteti fizik në rastet e shtatzënisë së pandërlikuar. Nëse këto masa nuk veprojnë dhe vlerat e sheqerit në gjak janë vazhdimisht në rritje, atëherë fillohet me një terapi insuline e përshtatur për individin.

Çfarë ndodh pas shtatzënisë?
Në shumicën e rasteve diabeti i sheqerit zhduket sërish pas lindjes.
Gra, të cilat kanë pasur diabet gjatë shtatzënisë, duhet të informohen për masat parandaluese, rrezikun për zhvillimin e një tipi 2 diabeti si dhe rishfaqjen e diabetit në një shtatzëni të re. Për një kontroll sa më të mirë, çdo dy vite duhet të kryhet një test oral i tolerancës së glukozës (oGTT)



Main menu 2