Jump to Navigation

Testimi i infeksioneve dhe drogave

Testimi për HIV, Hepatit B dhe C
Ne Kosove ekzistojnë disa qendra për KTV (Këshillim dhe Testim Vullnetar) ku ju mund te testoheni: OJQ Labyrinth ne Prishtine si dhe dy qendrat e saj ne Prizren dhe Gjilan, IKSHPK( Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik te Kosovës si dhe Klinika Infektive ne Prishtine. Përveç testimeve këto qendra ofrojnë edhe këshillime ne lidhje me këto sëmundje. Testimi është anonim dhe konfidencial, qe do te thotë ju mund te testoheni pa e dhen identitetin e juaj (pa emër dhe mbiemër), po ashtu rezultatet e juaja nuk ka mundësi t’i dijë dhe as t’i marre askush po teje. Testimi dhe këshillimi është falas për te gjithë.

Testimi i drogave
Për ta kuptuar dhe siguruar qe dikush me te vërtet ka përdorur ndonjë lloj apo disa lloje te drogave ju mund te testoheni ne OJQ Labiyrinth ne Prishtine me dy qendrat e saj ne Prizren dhe Gjilan. Testimi është shume i thjeshte, epet vetëm urina dhe pas disa minutash merrni edhe rezultatin. Ju mund te testoheni për këto lloje drogash (heroine, kokaine, mariuhane, amphetamine, metamphetamine, ekstazi, metadone). Se shpejti edhe për disa lloje te tjera te drogave dhe ilaçeve te ndryshme. Po ashtu se shpejti ne OJQ Labyrinth përveç testimit për droga përmes urinës do kete testime për drogat e lartcekura edhe përmes pështymës.



Main menu 2