Jump to Navigation

Trajtimi i Varësisë ndaj Drogave

Tretmani i ndihmon njerëzit të ndërprejnë përdorimin e drogave prej të cilave ata janë të varur. Ekzistojnë lloje të ndryshme të trajtimit të varësisë: psikoterapia, terapia me medikamente. Efekti trajtimit është më i madh kur kombinohen keto dy lloje te trajtimit. Tretmani i ndihmon klientëve për të mësuar mënyra për të luftuar nxitësit të cilët i shtyejnë personat për të përdorur drogë  dhe për të ri fituar kontroll mbi jetën e tyre.

Njerëzit fillojnë të perdorin drogë për arsye të ndryshme. Ndonjëherë, ata perdorin drogë  sepse  ndihen të shqetesuar rreth problemeve të tyre personale dhe nuk din se si të përballen me to.  Drogat megjithëse mund të japin ndjesi pozitive të përkohshme, ato i përkeqesojnë edhe me shumë keto probleme. Trajtimi mund ti ndihmoj njerëzit që të punojnë me problemet e jetës se tyre, sic mund të jenë problemet familjare, problemet financiare, problem në shkollë, problem në punë, problem me vetebesimin etj.

Perdorimi i drogës mund të crregulloj cdo pjesë të jetës së personit. Andaj, trajtimi eshte i nevojshëm për te punuar ne cdo sferë të jetës, në marrëdhëniet që kemi me të tjerët, mënyrën se si ne gjejmë kënaqesi ne jetë dhe në mënyrën se si ne perballemi me problemet.

Trajtimi është më efektiv kur personi është në fazat e fillimit të përdorimit të drogave. Ne themi se nje person është në shërim atëherë kur një person e ndërpren përdorimin e drogave dhe mësohet të jetojë jetën i lire nga drogat

Egzistojne lloje te ndryshme të trajtimeve për ti ndihmuar klientet që të perballojnë sa më lehtë simptomat e tërheqjes:

Trajtimet mjekesore:
•Terapia zevendesuese me metadon
•Terapia zevendesuese me subotex
•Detox programi

Trajtimet psikologjike
•Grupet e vetendihmes
•Terapia/Keshillimet individuale dhe grupore.



Main menu 2