Jump to Navigation

Abuzimi me droga dhe çrregullimet psikike

Abuzimi me droga dhe çrregullimet psikike, shpeshherë, mund të shfaqen  që të dyja në të njëjtën kohë. Më shumë se gjysma e njerëzve që abuzojnë ose janë të varur nga përdorimi i drogave, kanë edhe probleme psikike, të tilla si:

Depresion, që do të thotë ndihen shumë të dëshpëruar dhe të këputur (lodhur).

Ankth, që do të thotë ndihen nervoz, vazhdimisht të shqetësuar, të brengosur dhe të frikësuar.

Çrregullimi bipolar, që do të thotë, këtyre personave vazhdimisht u luhatet disponimi. Një kohë janë plotë me energji, të gëzuar ose edhe të inatosur, ndërsa pas një kohë ndihen të dëshpëruar, të lodhur dhe të pashpresë.
 
ADHD (çrregullimi i mungesës së vëmendjes dhe hiperaktivitetit), që do të thotë këta persona e kanë të vështirë të jenë të vëmendshëm, të qëndrojnë urte e qetë, duke mos bredhur sa andej-këndej.
 
Çrregullimi i personalitetit antisocial, që do të thotë, këta persona e kanë të vështirë të kenë marrëdhënie të mira ose të kujdesen për ndjenjat e njerëzve të tjerë.

Mirëpo, edhe njerëzit me probleme psikike janë dyfish të rrezikuar nga abuzimi me drogat.

Nëse dikush ndihet keq ose i pashpresë, mund të filloj përdorimin e drogës me qëllim që të ndihet më mirë. Fatkeqësisht, kjo nuk funksionon për një kohë të gjatë. Në vend të kësaj, ky person mund të krijoj varësi nga drogat dhe mund të ndihet akoma më keq se më parë.
Përdorimi i drogave mund t’i përkeqësoj problemet psikike. Në anën tjetër, problemet psikike mund të përkeqësojnë problemin e abuzimit me droga. Dikush që vuan nga këto dy probleme, mund të ketë nevojë për trajtimin e këtyre dy lloj sëmundjeve, me qëllim që të ndihet mirë.

A është varësia nga drogat një sëmundje mendore?

Po. Varësia nga drogat e ndryshon funksionimin e trurit në mënyrë thelbësore, duke e ngatërruar hierarkinë e nevojave dhe dëshirave të personave normal, dhe duke i zëvendësuar ato me prioritete te reja të kërkimit, sigurimit dhe përdorimit të drogës. Kjo sjellje ndryshe quhet sjellje kompulsive dhe e dobëson aftësinë ë personit për t’i kontrolluar impulset, pavarësisht pasojave negative, gjë që është njëjtë me shenjat dalluese të çrregullimeve psikike.

Sa është e zakonshme të ndodhin në të njëjtën kohë / të bashkë-shoqëruara, varësia nga drogat dhe ndonjë çrregullim psikik?

Shumë njerëz që janë të varur nga drogat, janë po ashtu të diagnostifikuar me ndonjë çrregullim mendor ose anasjelltas. Për shembull, krahasuar me popullsinë e përgjithshme, njerëzit që janë të varur  nga drogat, janë dy herë më të rrezikuar që të vuajnë edhe nga ndonjë çrregullim psikik, si çrregullimi i  ankthit ose çrregullimet e disponimit. Ku shembull vlen edhe anasjelltas.

Pse këto çrregullime shpesh ndodhin të bashkë-shoqëruara?

Edhe pse abuzimi me droga dhe çrregullimet psikike ndodhin shpeshherë të bashkëshoqëruara, kjo nuk do të thotë se njëra e shkakton tjetrën, edhe  ne rastet kur njëra prej tyre shfaqet e para.

Hulumtuesit japin disa sugjerime se pse këto dy lloj çrregullime mund te paraqiten së bashku:

Çrregullimet mendore mund të qojnë në abuzimin më droga.

Kjo është e mundur kur dikush tenton të “vet-mjekohet”. Personat që vuajnë nga ankthi ose depresioni mund të abuzojnë me droga, në përpjekje për t’i lehtësuar simptomat e këtyre çrregullimeve dhe për tu ndier më mirë.

Këto çrregullime mund të shfaqen së bashku, duke u shkaktuar  edhe nga këta faktorë të përbashkët, si:

Faktori gjenetik: predispozita e faktorëve gjenetik mund ta bëjë një person të cenueshëm si nga varësia nga drogat po ashtu edhe ndaj çrregullimeve psikike (p.sh, nëse ky person ka histori familjare të këtyre dy çrregullimeve)

Faktori mjedisor: stresi ose trauma (dhuna fizike ose seksuale e ushtruar ndaj një personi) ose ekspozimi ndaj drogave qysh në moshë të hershme, janë faktorë të përbashkët të mjedisit, që mund të qojnë në varësinë ndaj drogave dhe shfaqjen e çrregullimeve psikike.

Përfshirja e regjioneve të trurit: varësia nga drogat dhe çrregullimet psikike i prekin pjesët e njëjta në tru. Abuzimi me droga qysh në moshë të hershme, mund të ndryshoj trurin në atë mënyrë që e rrisin  rrezikun nga çrregullimet mendore. Po ashtu, simptomat e hershme të çrregullimeve mendore mund të tregojnë për një rrezik të shtuar të përdorimit të mëvonshëm të drogës.



Main menu 2