Jump to Navigation

Ndikimi i drogave në trupin e njeriut

Përdorimi i drogave mund të shkaktoj probleme shëndetësore në organizimin e përdoruesit. Natyra dhe shkalla e dëmtimit varet nga llojii i drogës, mënyra e përdorimit, shpeshtësia dhe kohëzgjatja e përdorimit.

Disa droga mund të dëmtojnë mushkritë. Tymosja e duhanit mund te shkaktoj kancerin, emfizemen (dëmtimi i rrugeve perfundimtare të mushkrisë), infeksione të tjera të mushkrive si dhe kollitjen. Tymosja e marijuanës gjithashtu mund të shkaktoj infeksione të mushkrive dhe kollitje të shpeshtë.

Drogat të cilat kane veprim qetësues ne organizëm (që ngadalsojnë procesin e sistemit nervor) sic eshte heroina dhe barërat kundër dhimbjeve mund të shkaktojnë ndërprerjen e frymëmarrjes.

Inhalantët (drogat që përdoren përmes hundës) mund të dëmtojnë mushkritë dhe rrugët e frymëmarrjes dhe në këtë mënyrë mund të shkaktojnë probleme në procesin e frymëmarrjes e deri në ndaljen e saj.

Shumë droga perfshirë këtu kokainën, heroinën dhe medikamentet kundër dhimbjes mund të dëmtojnë mukozën e lukthit e cila mund të shpie deri në sëmundjen e ulcers (I thati në lukth)  e cila përcillet me dhimbje të mëdha dhe vjellje.

Kokaina dhe heroina gjithashtu, mund të dëmtojnë veshkat. Ndonjeherë, veshkat mund të dëmtohen deri  në ate shkallë sa që mund të cojne në dializë, ku personi duhet të bëjë trajtime mjekësore, që zgjasin me orë dhe për cdo javë.

Alkooli dhe inhalantët mund të dëmtojnë mëlqin. Mëlqia është organ jetësor i njeriut e cila ndryshe quhet edhe laboratori i organizmit, që bënë pastrimin e trupit prej helmeve të ndryshme. Dëmtimi i mëlqisë shkakton uljen e qëndrueshmerisë së përgjithshme të organizmit dhe rrit mundesitë për shfaqie të sëmundjeve të tjera.

Përdorimi intravenoz (përmes shpimit te venave) mund të demtojë venat. Shpimi i shpeshte i venave mund të dëmtoj elasticitetin e venave dhe humbjen e tyre. Dëmtimi i venave mund të përcillet edhe me trombozë.

Përdorimi i gjilpërave dhe shiringave të papasterta mund të shkaktojë marrjen e infeksioneve sic ështe HIV-AIDS, si dhe hepatitit B dhe C ( infeksione të renda të melqise).



Main menu 2