Jump to Navigation

Abuzimi me barëra

Çka është abuzimi më barëra mjekësore (medikamente)?

Abuzimi më barëra është kur dikush përdor medikamente që nuk i ka të  përshkruar nga mjeku , ose i përdorin medikamentet e veta në një mënyrë tjetër ose në dozë më të madhe se sa që u ka përshkruar mjeku. Abuzimi më barëra, po ashtu, përfshin përdorimin e ndonjë medikamenti për tu ndier “high” ose sepse mendoni se do t’iu ndihmoj për të studiuar ose mësuar.
Ekziston një arsye pse medikamentet ose barërat duhet të përdoren sipas përshkrimit dhe udhëzimeve të mjekut. Në të kundërtën ato mund të jenë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Në fakt, shumë njerëz mendojnë se përdorimi i barërave edhe pa përshkrimin e mjekut, është me pak e dëmshme se sa përdorimi i drogave jo-legale. Duhet të keni parasysh që, përdorimi ose abuzimi me barëra, mund të ketë pasoja dhe efekte shumë të rrezikshme për shëndetin dhe jetën e njeriut, kur përdoren në mënyrë të gabuar, ose në doza më të mëdha se sa që ua ka përshkrua mjeku, ose kur përdoren barërat që mjeku i ka përshkruar për dikë tjetër.

Si abuzohen barërat mjekësore (medikamentet)?
Disa njerëz përdorin barëra pa përshkrim të mjekut, me qëllim që ti ndalin dhimbjet, të qëndrojnë zgjuar ose të bien në gjumë më lehtë. Disa të tjerë i përdorin për tu ndier “high” ose i relaksuar. Shumica e barërave që abuzohen gjenden në formë të tabletave ose kapsulave, dhe abuzuesit i përdoren në mënyra të ndryshme (p.sh e thyejnë tabletën ose kapsulën, e copëtojnë atë, pastaj atë mund ta gëlltitin, nuhatin, tymosin ose ta tretin atë dhe ta injektojnë).

Pse është gabim të përdoresh barëra ose medikamente pa përshkrim te mjekut?
Është fakt se përdorimi i çdo medikamenti, përmban në vete edhe disa efekte anësore, të cilat në disa raste janë shumë serioze. Megjithatë, janë mjekët ata që i kanë parasysh dobitë dhe rreziqet e përdorimit të çdo medikamenti tek secili pacient, para se t’i bëhet përshkrimi. Ata i kuptojnë efektet e çdo lloj medikamenti në organizëm, duke marrë parasysh formën, dozën, efektet e mundshme anësore, dhe potenciali që ka secili medikament për të krijuar varësi tek pacienti, etj. Personat që abuzojnë me medikamente, mund të mos jenë të vetëdijshëm se si këta faktorë mund të ndikojnë tek ta, dhe se shpeshherë këto medikamente kane edhe pasoja dhe efekte tjera, përveç efektit qe ata dëshirojnë të arrijnë.

Forma dhe doza
Mjekët e dinë se sa gjatë i nevojitet një tabletë ose kapsule të tretët në lukth, të kalojë në qarkullimin e gjakut dhe të arrijë në tru. Ata, po ashtu marrin parasysh peshën e personit, sa kohë duhet ta përdor personi medikamentin dhe a është duke përdorur medikamente tjera. Kur abuzohen, medikamentet mund të përdoren në dozë jo të duhura, ose të përdorën në mënyra tjera, gjë që ndikojnë në ndryshimin e efektit të medikamentit ne organizëm, duke rrezikuar mbidozimin (marrje e dozës së tepruar).

Efektet anësore
Medikamentet e përshkruara nga mjeku, janë të dizajnuara që të trajtojnë ose mjekojnë një sëmundje të caktuar. Megjithatë, ato kanë edhe disa efekte tjera ose kundër-efekte, të cilat në disa raste janë të rrezikshme. Këto efekte, ndryshe quhen efekte anësore. Këto efekte anësore janë shumë më të rrezikshme kur medikamentet nuk përdoren sipas përshkrimit të mjekut ose kur ato abuzohen dhe përdoren në kombinim me substanca të tjera, siç është alkooli ose drogat.

Varësia
Kur medikamentet përshkruhen nga mjeku, ato udhëzohen të përdoren në forma dhe doza që janë të sigurta për personin. Në këtë rast, medikamenti duhet ta bëjë personin që të ndihet mire e jo “high”. Por, disa medikamente ndikojnë në tru dhe e ndryshojnë mënyrën se ai funksionon, sidomos kur këto medikamente përdoren vazhdimisht dhe në doza të mëdha. Varësia psikologjike (dëshirë e parezistuesheme dhe sjellje të vazhdueshme për të siguruar dhe për ta përdorur një medikament të caktuar), është një rrezik që duhet të merret parasysh.

Simptomat e tërheqjes
Përdorimi i ndonjë medikamenti, në mënyrë të vazhdueshme gjatë një periudhe kohore, mund të shkaktoj ndryshime në organizmin e njeriut, gjë që ka për pasojë varësinë fizike. Kjo do të thotë që organizmi është mësuar më prezencën e medikamentit të caktuar, dhe kur ndërpritet marrja e këtij medikamenti, dhe prezenca e tij largohet nga organizmi, personi i ndjen disa simptoma jo të këndshme, te cilat përfshijnë: vjellje, djersitje, dhimbje ne muskuj, barkqitje, ethe, etj. Këto simptoma varen edhe nga lloji i medikamentit dhe mund të ndodhin edhe nëse medikamentet përdoren sipas udhëzimeve te mjekut, prandaj është e rëndësishme që të konsultoheni me mjekun para së të filloni të përdorni ndonjë medikament ose edhe kur vendosni ta ndërprisni përdorimin e tij.

Medikamentet që më së shumti keqpërdoren ose përdorën pa përshkrim të mjekut:
 •Diazepam (Valium)
 •Bensedin
 •Lexilium
 •Alprazolam (Xanax)
 •Lorazepam
 •Methadone (përshkruhet nga mjeku për te trajtuar varësinë nga Heroina)
 •Morfine
 •Codeine
 •Trodon
 •Fentanyl (Duragesic)
 •Oxycodone (OxyContin, Percodan,)
 •Ritalin



Main menu 2