Jump to Navigation

Çfarë janë inhalantët?

Inhalantet janë grup i ndryshëm i substancave të avullueshme, avujt kimik të të cilave thithen me qëllim prodhimin e efekteve psikoaktive. Termi ‘’inhalant’’ është përdorur për të përshkruar substancat që janë të rralla dhe sigurohen përmes rrugëve të tjera të administrimit. Shumë produkte të zakonshme shtëpiake dhe në vendin e punës përmbajnë substanca që mund të thithen për ‘’të qenë lartë’’. Megjithatë, njerëzit nuk i mendojnë produktet e tilla (p.sh. llak i ngjyrave, llak i thonjëve, ngjitësit, lëngjet për pastrim) si droga sepse ato nuk janë prodhuar me qëllim të shkaktojnë efekte intoksikuese.

Cilat lloje të produkteve abuzohen si inhalant?
Tretës të avullueshëm – lëngje që avullohen në temperaturë të dhomës.
Produktet industriale dhe familjare duke përfshirë lëndet holluese dhe tretëse të ngjyrave, lëngje për pastrim, benzina dhe lëngje për ndezje (plini).
Tretësit furnizues për art dhe zyre, si: lëngjet për korrigjim, pastruesit e mjeteve elektronike dhe ngjitësit.
Aerosolet – llak që përmban prepallant dhe tretës.
Produkte kozmetike si llak për thonjë, llak për flokë, sprej deodorant, llak për mbrojtje të pelhurës, produkte për pastrimin e kompjuterit dhe sprej nga vaji bimor.
Gazërat –  produkte shtëpiake apo komerciale që përdoren si anestetik mjekësor.
Çakmak butani, tanke propani, gazëra për ftohje.
Anestetikët mjekësor, si eteri, kloroformi dhe oksidi i azotuar (‘’gazi që të bënë të qeshësh’’).
Nitratet – klasë e veçantë e inhalantëve që kryesisht janë përdorur për shtim të aktivitetit seksual.

Zhargoni i rrugës
Lepak, Ngjitës, Llak, Sprej.

Si përdoren inhalantët?
Inhalantët mund të thithen përmes hundës apo gojës në mënyra të ndryshme, të tilla si nuhatja apo thithja e tymit nga një enë, spërkatja direkte me aerosol brenda hundës apo gojës, si dhe vendosja në gojë e një lecke të ngjyer në inhalant. Poashtu, tymi mund të thithet nga një tumbullace, qese plastike apo e letrës që përmban inhalant që mund të thithet.
Intoksikimi i prodhuar nga inhalantët zakonisht mund të zgjasë vetëm disa minuta, prandaj shpesh ndodhë që përdoruesit të përpiqen të rrisin ndjenjën e të qenit ‘’lartë’’ duke vazhduar thithjen e inhalantëve në mënyrë të përsëritur për disa orë.

Si ndikojnë inhalantët në tru?
Përdorimi i inhalantëve jep efekte të njëjta si të alkoolit, të tilla si: të folur të paqartë, eufori, mungesë të koordinimit dhe marramendje. Abuzuesit e inhalantëve, poashtu, mund të përjetojnë halucinacione dhe deluzione. Përdorimi i përsëritur i tyre shkakton ndjenjën e ulët të frenimit dhe të kontrollit. Disa mund të ndjehen të përgjumur për disa orë dhe të përjetojnë dhimbje koke të vazhdueshme. Kimikatet e ndryshme që gjenden në llojet e ndryshme të inhalantëve mund të prodhojnë efekte të tjera si konfuzion, nauze (ndjenja e të vjellurit) dhe vjellje.
Inhalantët pengojnë hyrjen e oksigjenit në organizëm, një gjendje e njohur si hypoxi. Hipoksia mund të dëmtojë qelizat në të gjithë trupin, por qelizat trurore janë më të ndjeshme. Simptomat e hipoksisë së trurit ndryshojnë, në varësi të asaj se cilat pjesë të trurit janë prekur. P.sh. hipokampusi ndihmon në kontrollimin e kujtesës, kështu që dikush që vazhdimisht përdor inhalant mund të humbas aftësinë për të mësuar gjëra të reja.
Abuzimi i inhalantëve për një kohë të gjatë mund të shkatërrojë mielinën, një ind yndyror që mbështjellë dhe mbron disa fibra nervor. Mielina ndihmon fibrat nervor  t’i absorbojë mesazhet shpejtë dhe me efikasitet, por në rastet kur është e dëmtuar mund të shpije në spazma muskulare, dridhje apo vështirësi të përhershme në veprime themelore si ecja, lakimi dhe të folurit.

Shenjat e abuzimit me inhalant
 •Lëkundje e disponimit
 •Zemërim ekstrem, axhitacion dhe nervozizëm
 •Rraskapitje
 •Humbja e oreksit
 •Të vjella të shpeshta
 •Halucinacione dhe iluzione
 •Skuqje e fytyrës, rrjedhje e lëngut nga hundët dhe kollitje
 •Zgjerim i bebes së syrit
 •Vezullim i syve
 •Frymëmarrje jashtëzakonisht të vështirësuar.

Si vrasin inhalantët?
Si shumë droga të tjera, edhe inhalantët mund të jenë vdekjeprurës. Shkaqet e vdekjes përfshijnë:
Vdekja e papritur nga nuhatja – është shkaku më i shpeshtë i vdekjes nga përdorimi i inhalantëve. Zemra punon shpejtë dhe në mënyrë jo të rregullt duke ndaluar papritur (arrest kardiak). Kjo mund të ndodhë madje qysh në herën e parë që personi provon inhalant.
Asfaksia – Gazërat toksike i zënë vendin oksigjenit në mushkëri dhe si pasojë tek personi ndalon frymëmarrja.
Mbytja – Përdoruesi i inhalantëve mund të mbytet në të vjellat e tij.
Zënia e frymës – Kur avujt thithen nga një qese plastike e vendosur mbi kokë, mund të bllokohet hyrja e ajrit në mushkëri.
Lëndimet – Personat nën ndikim të inhalantëve shpesh marrin vendime të pamenduara, kështu që ata mund të provojnë të vozisin apo  të bëjnë veprime të paarsyeshme, si p.sh. të hidhen jashtë nga ballkoni.
Vetëvrasja – Disa përdorues inhalantësh mund të bëhen depresiv kur durimi i tyre merr fund.



Main menu 2