Jump to Navigation

Çfarë janë këpurdhat magjike (magic mushrooms)?

Këpurdhat magjike përbajnë psilocybin që është një halucinogjen që gjendet në mënyrë natyrale në lloje të caktuara të kërpudhave. Halucinogjenët ndikojnë në përceptimin e  personit të tilla si shikimi, dëgjimi ose ndjesia e gjërave që nuk janë të vërteta .
Ekzistojnë shumë lloje të këpurdhave që përmabjnë substancën psylocibinit.

Mënyra e përdorimit të këpurdhave magjike
Kërpudhat përdoren duke i gëlltitur ashtu të gjalla/freskëta apo të gatuara. Po ashtu konsumohen pasi të zihen/vlojnë më ujë për të përfituar çaj apo përzihen me lëngje frutash duke përfituar një lëng të ashtuquajtur  “lëng magjik’’. Më rrallë ato inhalohen, tymosen apo injektohen.

Efektet e përdorimit të këpurdhave magjike
Pas marrjes së kërpudhave, psilocybini kalon në gjak. Shpejtësia me të cilën ai arrin në tru ndryshon në varësi se si ato janë marrë apo mënyrë së përdorimit. Efektet e këpurdhave fillojnë në përgjithësi brenda pak minutash nëse është konsumuar si çaj,  apo 30 minuta nëse janë gëlltitur. Efekti mund të zgjasë për rreth 3-6 orë. Disa njerëz mund të përjetojnë halucinacione për deri në katër ditë.
Efektet që ndihet pas përdorimit të këpurdhave janë: disponim i shtuar dukshëm, të qeshura, të menduarit e thellë, ndjeshmëri e madhe, habi e madhe, vigjilencë e shtuar.
Efekti i këpurdhave  është i ngjajshëm më LSD por substanca aktive tek LSD-ja është në nivele shumë më të larta.
Përdorimi i këpurdhave nuk shkakton varësi fizike e as psikologjike. Pas një kohe të përdorimit të këpurdhave përdoruesit raportojnë së ulet dëshira për të konsumuar përsëri. Zakonisht përdoren për qëllimë rekreative dhe argëtuese si në party, ahengje etj.
Mirëpo edhe pse nuk shkakton varësi, ka një rrezik të theksuar për ata përdorues të cilët kanë predispozita të trashëguara për crregullime mendore sepse substanca psylocibin e cila gjendet tek këpurdhat magjike mund të nxisë këto crregullime.



Main menu 2