Jump to Navigation

Çfarë është metamfetamina

Methamphetamina është një drogë stimuluese e cila vepron në sistemin nervor qendor, e cila është e ngjajshme me amfetaminen për shkak të potencialit të lartë për varësi.
Methamphetamina është një drogë e fuqishme. Ajo vepron duke ndryshuar funksionin e trurit, duke pasur aftësi që të bëjë lirimin e dopaminës me shpejtësi të madhe në rajone të ndryshme të trurit që prodhon eufori intenzive.

Emrat dhe zhargoni i rrugës për metamfetaminës?
Speed, shkumës, kristal....

Mënyra e përdorimit të metamfetaminës
Njëlloj sikur amfetamina, edhe metamfetamina mund të gjindet në forma të ndryshme, andaj edhe mënyra e përdorimit varion nga tymosja, injektimi, snifing-nuhatje me hundë etj.

Efektet e metamfetaminës?
Menjëherë pas marrjes së amfetaminës në çfarëdo forme, përdoruesi përjeton intenzivisht "nxitimin"  eksitimin dhe kënaqësinë. Kjo gjendje mund të zgjatë ndërmjet 15 dhe 30 minuta. Efektet tjera të metamfetamines priren të zgjasin nga 6 deri në 12 orë. Gjatë këtyre orëve, përdoruesit në përgjithësi ndihet nervoz dhe të shqetësuar. Përdoruesi hyn në një fazë ku përjeton deluzione, sjellje kompulsive, paranojë, dhe një tendencë të dhunës.
Ashtu sikur amfetamina, ashtu edhe metamfetamina mund të krijojë varësi nga përdorimi i gjatë i saj, dhe për pasojë nevojitet doza e përditshmë për të tejkaluar simptomat e tërheqjes (ndjesia e keqe kur nuk merr dozën e caktuar).
Ashtu si çdo lloj droge  tjetër e cila injektohet, mund të rrisë rezikun për sëmundjet infektive si HIV/SIDA, Hepatiti C dhe Hepatiti B

Cilat janë simptomat e tërheqjes së methamphetamines?
Përdoruesit e metamfetamines të cilët ndërprejnë marrjen e saj,   do të përjetojnë simptoma të tërheqjes. Simptomat e terheqjes (krizat) fillojnë rreth një ditë pas përdorimit të fundit me një ashpërsi të krizave mes 7 dhe 10 ditë, dhe  gradualisht ulet intenziteti apo fuqia e krizave që do të vazhdojnë edhe për 2 javë të tjera.

Simptomet kryesore të tërheqjes metamfetaminës janë:
 •Lodhje
 •Gjumë i tepruar
 •Uri
 •Simptomat depresive
 •Ankth
 •Dëshirë e madhe për të marrë përsëri drogë.



Main menu 2