Jump to Navigation

Çka është ekstazi?

Ekstazi është lloj droge, me efekt stimulues dhe psikoaktiv, e cila në të shumtën e rasteve përdoret nëpër klube  të natës dhe diskoteka, prandaj edhe shpesh herë quhet “club drug”. Zakonisht gjendet në formë të  kapsulave apo tabletave.
Ekstazi është drogë sintetike, d.m.th drogë e krijuar ose e sintetizuar në laboratore. Personat që e sintetizojnë atë, shepshherë në vend të MDMA (methylenedioxymethamphetamine) që është përbërësi kryesor kimik i saj, ata mund të shtojnë në tableta të ekstazisë ose ta zëvëndësojnë atë me: kafeinë, kokainë, amphetamine ose dextromethorphan (gjendet në shumë shirupa për kollë).

Çfarë efektesh ka?
Për shumë njerëz, efekti i ekstazië mund të zgjasë prej 3 deri ne 6 orë. Posa të gëlltitët një tabletë e ekstazisë, duhen rreth 15 minuta deri sa të kalojë në qarkullimin e gjakut dhe të arrij në tru. Rreth 45 minuta më vonë, ekstazi arrinë kulmin e efektit të saj dhë e bën personin të ndihet “high”.
Ata që përdorin ekstazi, mund të ndihen shumë energjik dhe aktiv në fillim (nëpër klube, njerëzit mund të vallëzojnë me orë të tëra, nën efektin e saj), mund t’ua shtoj ndjenjën  e një ngrohtësie emocionale (e bën personin të ndihet sikur gjithkush  rreth ti/saj, është shoku ose shoqja e tij/saj), dhe kanë një ndjeshmëri të theksuar në prekje. Disa të tjerë mund të përjetojnë efekte negative qysh në fillim, si: ankth dhe shqetësim, djerësitje, të dridhura, marramendje dhe mund tu bie të fiktë. Përdorimi i ekstazisë mud të shkaktoj edhe tension muskulor, errësim të syve, ndjenjë të të vjellurit, shpejtim të ritmit të zemrës dhe tensionit të gjakut.
Por kjo nuk është e tëra. Edhe nëse, një person, e përdorë vetëm një tabletë të ekstazië, efektet anësorë te saj, siq është pikëllimi, ankthi, depresioni dhe vështirësitë në kujtesë, mund të zgjasin me ditë të tëra ose me javë (edhe më gjatë, tek ata që e përdorin vazhdimisht).

Me çfarë emrash njihet?
Ndryshe njihet edhe me emrin  “Ija”, “Bombona” MDMA, “love drug”,  “club drug” “E,” “XTC,” “X, etj.

Si përdoret?
Njerëzit që e përdorin atë, e marrin në formë të hapave, tabletave ose kapsulave. Ato mund të jenë në forma dhe ngjyra të ndryshme, si dhe shpeshherë në to ka imazhe të ngjajshme me ato të filmave vizatimor.

A mund të bëhesh i varur nga ekstazi?
Sikurse të gjitha llojet e tjera të drogave, edhe ekstazi mund të krijoj varësi. Kjo do të thotë që, njërëzit vazhdojnë ta përdorin atë, pa marrë parasysh faktin së u shkakton dëme shëndetësore dhe pasoja në marrëdhëniet familjare dhe sociale.
Nuk dihet akoma se, sa hërë një person mund ta përdor ekstazinë para se të bëhet i varur prej saj. Kjo varet më tepër prej faktorit gjenetik, mjedisit ku jetojmë, strukturës psikologjike të personit dhe  shumë faktor të tjerë.

Rreziqet nga përdorimi i ekstazisë?
Përdorimi i ekstazise ndërvepron edhe me aftësinë e organizmit për të rregulluar temperaturën trupore, gjë që qon në tejnxehje të organizmit,  e që quhet hyperthermia.  Kjo gjëndje, mund të shkaktoj probleme serioze në zemër dhe veshkë, e në disa rastë mund të shkaktoj vdekjen.
Nën ndikimin e ekstazisë, njërëzit mund të dehidratohen ose të humbin shumë  lëngje trupore, (psh, nëse jeni ne ndonjë ndeje ose “party” dhe keni përdor ekstazi, ju mund te vallëzoni pa fund  deri ne mëngjes dhe të mos e ndjeni lodhjen, as djersitjen e madhe. Kështu, ju  mund të humbisni lëngje trupore në masë të  madhe, gjë qe është shume e rrezikshme).



Main menu 2