Jump to Navigation

Çka është kokaina?

Kokaina hynë në grupin e drogave stimulante-qe d.m.th e stimulon aktivitetin e sistemit nervor dhe aktivitetin e organizmit në përgjithësi.  Ajo përfitohet prej bimës Coca  dhe gjendet ne formë të pluhurit të trashë më ngjyrë të bardhë, e ngjashme më kripën.

Cilat janë efektet e kokainës?
Kokaina mund të bëjë që përdoruesi të ndihet: euforik dhe energjetik,  ngrit vigjilencën dhe disponimin, e shton dëshirën për të folur,  por poashtu i zgjeron bebëzat e syrit, e ngrit temperaturën trupore, shtypjen e gjakut dhe të  rrahurat e zemrës. Kokaina po ashtu mund të ndikoj në ngushtimin e enëve të gjakut, gjë që e detyron dhe e sfrocon zemrën të punoj më shumë, në mënyrë që gjaku të qarkulloj nëpër tërë trupin. Kjo gjë qon në çrregullimin e ritmit normal të zemrës e që mund të jetë rrezik për përjetimin e ndonjë sulmi në zemër.
Po  ashtu, nën ndikimin afatgjatë të  kokainës mund të shfaqen: paranoja, ankthi dhe ndjenja e irritueshmerisë, agresiviteti, humbje ekstreme e oreksit, vështirësi ose çrregullime në të menduar, halucinacione në të pamurit dhë në të degjuar (që do të thotë e humbin kontaktin me realitetin dhe shikojnë ose dëgjojnë gjëra që nuk ekzistojnë ne realitet), etj.

Me çfarë emrash njihet?
Kokaina njihet me emrat: Kokë, Guri, E bardh, C, Bora, Nokaik, etj.,

Si përdoret?
Kokaina përdoret në formë të tymosjes, nuhatjes, inhalimit, injektimit. Personat që e injektojnë atë, rrezikohen edhe nga infektimi më sëmundje të ndryshme ngjitëse, si HIV, Hepatiti B dhe C, etj.

A mund të bëhesh i varur nga Kokaina?
Përdorimi i vazhdueshëm i kokainës mund të shkaktoj varësi. Kjo do të thotë që të gjitha veprimet e një personi, në mënyrë të vazhdueshme janë të orientuara drejt sigurimit të kokainës dhe përdorimit të saj, pa marr parasyh dëmëve dhe pasojave që ajo shkakton.
Përdorimi i vazhdueshëm i kokainës shkakton tolerancën, që do të thotë se personit i duhet te marrë drogë në dozë më të lartë ose ta përdorë atë më shpesh, për të përjetuar të njëjtat efekte si në fillimin e përdorimit.



Main menu 2