Jump to Navigation

Çfarë është Amfetamina?

Amfetamina është një drogë e llojit të stimulantëve sintetik që vepron si një nxitës i fuqishëm në sistemin nervor qëndror. Duke qenë se është drogë sintetike amfetamina nuk është  natyrale, por e përpunuar dhe përfitohet nga përbërësit kimik.
 
Amfetamina ndikon në aktivitetin e sistemit nervor. Ajo përshpejton mesazhet mes trurit dhe trupit.
 
Përdorimi i amfetaminës prodhon efekte të shumta duke përfshirë rritjen e energjisë, vigjilencë të rritur, eufori dhe oreks të ulur. Efektet e amfetaminës janë të lidhura me mekanizmat e veprimit që përfshijnë rritjen  neurotransmiterëve si  dopamina,  serotonina, norepinefrina etj.
 
Amfetamina është një përzierje që përmban pjesë të barabarta të dextroamphetamines dhe levoamphetamines, ku D-amfetamina është disa herë më e fuqishmë se L-amfetamina. Kto dy lloje mund të gjenden edhe veq e veq, mirëpo termi amfetaminë do të thotë një përzirjë mes këtyre dy llojeve.

Emrat dhe zhargoni i rrugës për amfetaminen?
 
Speed, e naltë .. etj. 

Si mund të duket amfetamina në rrugë?
 
Amfetamina mund të gjendet në formë të tabletave, pluhur, kapsula ose kristale. Mund të paketohen në "fletë" (letër alumini), qese plastike të paketës së cigareve etj.
 
Si përdoret dhe për cfarë përdoret?
 
Amfetamina mund të gëlltitet, injektohet, tymoset, inhalohet dhe të merret me hundë-nuhatje.
 
Njerëzit përdorin amfetaminë për arsye të ndryshme, disa për tu argëtuar e për të vallëzuar gjatë, e disa për te rritur vigjilencen, për të qëndruar gjatë pa gjumë. Kohët e fundit në botë është abuzuar me të, për arsye të uljes së apetitit, me qëllim të humbjes së kilogramëve të tepërt.

Efektet e përdorimit të amfetaminës?
 
Me marrjen e amfetamines, personat nuk ndjejnë nëvojë për gjumë apo ushqim. Përjetohet eufori, ndjenjë te mirëqenies, dhe vetë-besim. Përdoruesit janë zakonisht llafazane, dhe mund të jetë agresiv dhe paranoik, madje edhe në një fazë të hershme të përdorimit.
 
Mirëpo këto efekte të dëshirueshme të amfetamines kanë një çmim, sepse përdorimi i saj prodhon shumë shpejt tolerancë (nevojë për shtimin e dozës për efektin e dëshiruar) dhe varësi. Pas një kohe të përdorimit, organizmi bëhet i varur nga kjo substancë dhe do t’i duhet përdorimi i përditshëm për të kaluar një ditë të zakonshme.
 
Një fakt tjetër i përdorimit të metamfetaminës, është edhe dëmtimi i dhëmbeve pas një kohe, sepse pas përdorimit të amfetaminës fillon kërcitja e dhëmbëve dhe shtrëngimi i nofullave.

Simptomat e tërheqjes?
 •Depresion
 •Rraskapitje – lodhje
 •Konfuzion mendor
 •Pa gjumësi apo gjumë i tepruar
 •Shtim i apetit në mënyrë të shpëjtë
 •Reaksione psikotike dhe anksioze
 •Halucinacioni



Main menu 2