Jump to Navigation

Reumatizma, si t'i largojmë dhimbjet

Reumatizma e cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e moshës së tretë, ka lidhje të ngushtë me vendbanimin e personave të prekur. Sipas specialistëve, kjo sëmundje në vendin tonë është shumë e përhapur, kjo për shkak të klimës dhe kushteve të punës dhe banimit. Kurat më të mira, sipas mjekëve specialistë janë barishtet. Në farmacitë bimore, ekzistojnë bimë të perëndimit që janë të shumta për sa i përket llojeve. Përzierje e bimëve që tregtohet është tretur në alkool bimësh 39 gradë dhe quhet Schenden Bitter dhe bashkë me të edhe një lloj kremi i quajtur Calendula Saslbe dhe është e përbërë nga yndyra dhe lulja e quajtur Calendula Officinalis që, ndryshe në gjuhën e popullit quhet lule duhani, sepse i ka gjethet të ngjashme me të.
 
Shkaqet
Shkaqet e sëmundjeve reumatizmale janë të përgjithshme dhe lokale, shpjegojnë reumatologët duke pohuar se shkaqet lokale, pra të pjesëve të ndryshme të trupit, janë të shpeshta gjatë artrozës. Sipas tyre, sa herë që sforcohet një nyjë, duhet të mendohet për rrezikun e dëmtimit të saj, sidomos ato me natyrë sportive dhe profesionale nga mikrotraumat, kjo mundësi shtohet në rast se kemi të bëjmë me një anomali anatomike të fituar apo të lindur, e cila ndikon fuqishëm mbi artrozë. Ndërsa ndër shkaqet e përgjithshme, specialistët përmendin moshën, e cila përbën një faktor etiologjik ku artroza sa vjen e theksohet. Ndërkohë, faktori gjenetik, pra trashëgimia, sipas mjekëve ndikon sidomos në formën e artrozës së gishtave të këmbëve dhe të duarve, ku viktimë e kësaj, sipas tij, janë sidomos femrat. Po ashtu klima e ftohë ndikon shumë në rëndimin e artrozës poliartikulare, e cila prek duart dhe viktimë janë sidomos gratë pas të 50-ve, kur kjo kombinohet me perimenofrazën, por te gratë edhe mbipesha është faktor negativ për sëmundjet reumatizmale.
 
Këshillat
Kremrat që janë të përbërë me këto lloj bimësh, kanë një përdorim shumë të lehtë, me to lyen lëkurën, në pjesën ku ke dhimbje para se të vesh kompresën e lagur me Scheden Bitter. Për kompresë merret një garzë në madhësi të vendit ku e ke dhimbjen dhe e lag me këtë lloj tretjeje bimësh, më pas e vendos në vendin e dëshiruar dhe e mbështjell me qese najloni dhe e shtrin mirë në mënyrë që të mos depërtojë ajri e as të lagen apo ndoten rrobat, por për më tepër kjo mënyrë përdoret për të mbajtur nxehtësinë, sepse po depërtoi të ftohtit, atëherë kompresa duhet të hiqet sepse në vend të kurojë, ajo shkakton dëme. Për të ruajtur ngrohtësinë dhe për të mos lëvizur kompresa, duhet ta mbështjellësh garzën me qese najloni edhe me një copë të leshit apo të pambuktë dy apo tre fish dhe ta lidhësh me ndonjë shami apo diçka elastike që të mos lëvizi kompresa.
 
Plazhi
Rëra, e në veçanti, rëra e pastër është tepër efikase për kurimin e reumatizmës. Këshilla numër një e specialistëve është që të gjithë personat që kanë probleme me këtë sëmundje, duhet të shfrytëzojnë në maksimum, rërën gjatë orëve të mëngjesit dhe të pasdites, pasi në drekë temperatura është shumë e lartë dhe është e pamundur që trupi ta durojë atë. Ndërkohë, pas një studimi të kryer me 200 atlete, për 2 vjet studiuesit kanë dalë në një rezultat: sporti i bën mirë kockave. Disa ushtrimeve të kombinuara kanë treguar se sporti i bën mirë forcimit dhe kalcifikimit të kockave. Vihet re që njerëzit që nuk merren me sport kanë një shkallë të lartë plogështie e cila vjen si shkak i mosmarrjes me sport. Ndërkohë që këta persona shpesh vuajnë nga sëmundje të kategorisë reumatizmale, duke sjellë probleme të dukshme për shëndetin.
 
Si ta kurojmë reumatizmën
 
1- Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore
2- Merrni herë pas herë, (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë
3- Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta
4- Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites
5- Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile
6- Përdorni ujë mineral
7- Hani sa më shumë fruta më vitaminë C dhe A
8- Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol, ose medikamente të tjera për përmbajtje paracetamoli.
 
Reumatizma
Çaji në një enë porcelani
Të gjithë pacientët që vuajnë nga reumatizma, nuk duhet ta pinë asnjëherë çajin në një enë metali, por vetëm plastike ose prej druri. Madje mjekët rekomandojnë që edhe vetë çaji të mos zihet në një enë metali, por qelqi apo porcelani. Sapo të kesh pirë as gjysmën e gotës, dhimbjet kanë tendencë për të pushuar.

Kompresa në vendin e dhimbjeve
Kompresa në vendin e dhimbjeve, është në të shumtën e rasteve, qetësuesi numër një që ndalon dhimbjen. Por për reumatizëm afatgjatë, megjithatë mjekët rekomandojnë pirjen e produkteve bimore si dhe kompresat në vendet më të theksuara me reumatizëm.
 
Sporti mban larg reumatizmën
Specialistët këshillojnë që duke u marrë me sport të paktën dy herë në javë, i bën mirë kockave, jo vetëm duke i forcuar ato, por edhe duke ndihmuar procesin e kalcifikimit, mjaft i domosdoshëm për njeriun. Madje kjo është një ndër mënyrat kryesore për të mbajtur sa më larg vetes, reumatizmën.
 
Përgatiti: Blerina KACA



Main menu 2