Jump to Navigation

Polpharma

Polpharma është prodhuesi më i madh polak i barnave dhe ingredientëve aktivë farmaceutikë. E themeluar në vitin 1935, kompania në vitin 2000 u privatizua me pjesëmarrje ekskluzive polake, moment në të cilin filluan zhvillimet dinamike dhe investimet e mëdha. Sot, ajo është një aktore ndërkombëtare në fushën farmaceutike që vepron në tregjet e Evropës Qendrore dhe Lindore, Kaukazit dhe Azisë Qendrore. Polpharma është një punëdhënës i vlerësuar për rreth 7500 vetë në Poloni dhe tregjet ndërkombëtare.

Polpharma Group përbëhet nga:

Polpharma Pharmaceutical Works

me 2 fabrika prodhimi në Poloni – Starogard Gdański dhe Duchnice pranë Varshavës

Polpharma Trade Office

me qendër në Poloni, Varshavë, e cila është përgjegjëse për shitjet dhe aktivitetet e marketingut

Medana

 

kompani polake farmaceutike me fabrikë prodhimi në Sieradz

Polfa Warszawa

një nga prodhuesit më të mëdhenj polakë të produkteve farmaceutike me fabrika prodhimi në Varshavë dhe Nowa Deba (Sanfarm)

 

Akrikhin

një nga kompanitë më të mëdha farmaceutike ruse

 

Chimpharm

një prodhues kryesor farmaceutik vendas në Kazakistan

 

Polpharma ka filiale në Lituani, Ukrainë, Bjellorusi, Azerbajxhan dhe Uzbekistan. Ajo ruan gjithashtu një partneritet strategjik në fushën e zhvillimit të barnave për llogari të kompanisë spanjolle Farmaprojects. Produktet e Polpharma ofrohen në më shumë se 50 tregje.

Portofoli i Polpharma Group përfshin rreth 600 produkte dhe rreth 400 në proces. Kompania prodhon një gamë të gjerë barnash me recetë dhe barnash që përdoren për kujdesin e pacientëve të shtruar. Polpharma specializohet në preparate që përdoren në kardiologji, gastroenterologji dhe neurologji. Barnat pa recetë përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të portofolit të saj. Polpharma është duke hyrë në mënyrë strategjike në fushën bio-farmaceutike, përmes partneritetit dhe ngritjes së kapaciteteve të saj të kërkim-zhvillimit dhe të prodhimit për barna biologjike të regjistruara.

Operacionet e prodhimit kryhen në fabrika të fjalës së fundit të teknologjisë të cilat plotësojnë kërkesat ndërkombëtare të Praktikës së Mirë të Prodhimit (GMP). Kompania shfrytëzon teknologji moderne të cilat garantojnë sigurinë e produkteve, punonjësve dhe mjedisit. Polpharma kërkon në mënyrë konstante të implementojë zgjidhje të reja që u përgjigjen nevojave të pacientëve në mënyrë të sigurt dhe efikase. Ajo inkorporon ide inovative në çdo fushë të aktiviteteve të saj. Në vitin 2011 Polpharma zuri vendin e parë në renditjen e 500 sipërmarrjeve më inovative në Poloni

Motoja e Polpharma është Njerëz që ndihmojnë njerëz. Ndjesia e përgjegjësisë sociale është pjesë përbërëse e strategjisë së kompanisë. Kompania implementon programe të shumta sociale dhe edukuese dhe promovon një stil të shëndetshëm jetese. Në vitin 2001, u themelua Fondacioni Shkencor Polpharma për të mbështetur projektet më interesante kërkimore në fushën e farmacisë dhe barnave. 



Main menu 2