Jump to Navigation

Infeksionet dhe shtatëzania

Infeksionet ne shtatzëni kanë një domethënie specifike duke u bazuar në faktin se bëhet fjalë jo vetëm për infeksion të nënës por edhe të fëmijës, që mund të lë pasoja të më vonshme të rënda dhe të përhershme. Shkaktar të infeksioneve, janë të njëjtit si në rastin jashtë shtatzënisë, viruset, bakteret gjegjësisht protozoat. Sa më shumë që afrohet termini i lindjes, më të mundshme janë infeksionet bakteriale (streptokokët e grupit B), ndërsa gjatë shtatzënisë rëndësi të ve?antë kanë infeksionet virale (rubeola, varicella, citomegalovirus, parvo virus B19). Pesha, zgjatja dhe ecuria e infeksioneve varët nga numri dhe virulenca e shkaktarit, vetit imunobiologjike, gjegjësisht vetit mbrojtëse të shtatzënës, rrugët e përhapjes së infeksionit si dhe vjetërsia e shtatzënisë ? mosha gestative ose javët e shtatzënisë. Shtatzënia është një periudhë e cila është shumë e përshtatshme për zhvillimin e një infeksioni si: gjatë shtatzënisë është e deprimuar funksioni i limfociteve T, shumë shpesh ndryshon flora normale e kanalit të lindjes. Infeksionet mund të shfaqën gjatë shtatzënisë, lindjes ose pas lindjes. Rrugët e infeksionit mund të janë ascendente ? ngjitëse, nga vagjina dhe descendente nga tubat uterine. Rrugë të tjera të shfaqjes së infeksionit janë rrugët hematogjene ? nëpërmes gjakut, ose nëpërmes limfës ? limfogjene.

Ndikimi i infeksionit te fryti varët shumë nga periudha në të cilën ndodh infeksioni (vjetërsia e shtatzënisë). Në rastet kur infeksioni ndodh në 12-të javët e para të shtatzënisë, mund të shkaktohen embriopatit ? dëmtimi i fytit. Embriopatitë nuk janë specifike për llojin e shkaktarit të infeksionit, por janë specifik për fazën e zhvillimit ? vjetërsisë së shtatzënisë kur ka ndodhur infeksioni. Nëse ndodhin dëmtime të rënda të embrionit, vjen deri te dështimi spontan. Këtë veprim e shfaqin të gjitha infeksionet piogjene, infeksionet me toksoplazmë ose me listerje, por edhe varicella ose chlamydia. Fetopatitë, përkufizohen si dëmtim i fetusit në fazat e mëvonshme të shtatzënisë, pas javës së 12-të të shtatzënisë deri në lindje. Nëse deri te infeksioni vjen në këtë periudhë të shtatzënisë, pasojat e mëvonshme varën nga lloji i shkaktarit të infeksionit. Infeksioni i fetusit ka rrjedha të ndryshme nëse ka ardhur deri te infeksioni me toksoplazma, varicelë ose rubeolë. Mund të shfaqen dëmtime të sistemeve të ndryshme të organizmit, ngecje intrauterine të rritjes, lindje para kohe, por mund të lind fëmijë krejtësisht i shëndosh, pa pasoja ose sekvela të mëvonshme. Kur bëhet fjalë për infeksion vetëm të nënës, ndërsa deri te infeksioni i frytit fare nuk kalon, atëherë infeksioni në shtatzëni mund të kalojë pa asnjë efekt negativ te fryti. Pasojat ose sekvelat e mëvonshme shfaqen në formë të leukemisë (influenza), tumore të sistemit nervor qendror (varicella), ose karcinomit hepatocelular primar (hepatitis B).

Kur është në pyetje ndikimi i infeksionit në ecurinë e shtatzënisë dhe shtatzënën, mund të pritën pasoja edhe më të mëdha, sidomos nëse këto infeksione janë të shoqëruara me temperaturë të lartë trupore, ose infeksionet pas lindjes në periudhën e puerperiumit (sepsa puerperale) ose pas dështimit. Në këto raste, ecuria e infeksionit, merr karakter shumë të rëndë, shfaqen numër i madh komplikimesh, me pasoja të rënda. Si pasojë e infeksionit gjatë shtatzënisë shfaqën infeksionet e cipave amniale (korioamnionitis, SIA ? sindromi i infeksionit intraamnial), dhe plasja e para kohe e cipave amniale, e shoqëruar me dështim spontan ose lindjen para kohe, gjë e cila shoqërohet me shkallë të lart të vdekjes së fëmijës dhe nënës.

Infeksionet ma të rëndësishme në shtatzëni përfshihën me shkurticën T O R C H. Në këtë rast T është shkurtica për Toksoplazmozë, O other ? të tjera (përfshijnë hepatitin B, Parotitin, Treponema palidum, R është shkurtica për rubeolën, C është shkurticë për citomegalovirus, dhe H paraqet shkurticën për herpes simplex virus. Simptomet e këtyre infeksioneve, sillën nga shkallë e lehtë në të moderuar e shoqëruar me dobësim të përgjithshëm, ngritje e lehtë e temperaturës, rritje e nyejve regjionale limfatike, pu?rra-manifestim në lëkurë, ndërsa demtimet e fetusit janë shumë të mëdha dhe vjen deri te shfaqja e sindromeve karakteristike. Disa nga këto infeksione janë të shoqëruara me embriopati tipike për këto infeksione. Si te sëmundjet e tjera në shtatzëni edhe këtu mbrojtja antenatale, ka rëndësi të ve?antë. Për shumicën e infeksioneve të përmendura ekzistojnë teste specifike në gjak, nëpërmes te të cilëve mund të zbulohet se a ka qenë e sëmurë shtatzëna nga këto sëmundje dhe a ka antitruptha mbrojtëse, të cilët mbrojnë bebin gjatë shtatzënisë. Përcjellja e shtatzënisë me ekzaminime ultrasonografike, duke kërkuar simptome të mundshme, e në disa raste sipas nevojës edhe me anë të amniocentezës, mund të sqarojnë se a është bebi i infekstuar apo jo. Në disa raste te këto infeksione aplikohet terapi specifike si përdorimi i spiramycinës te toksoplazmoza, ose aplikimi i transfuzioneve me gjak te infeksionet e me parvo virus B19, ndërsa te infeksionet tjera, nuk ka mundësi të mjekimit. ?do lloj infeksioni gjatë shtatzënisë është i rrezikshëm dhe duhet parandaluar ? prevenuar.

Shtatzënia nuk është kohë-periudhë në të cilën insistojmë në vaksinim të rregullt të shtatzënave, edhe pse jo të gjitha vaksinat janë të ndaluara për tu bërë në shtatzëni. Gjithsesi, parim themelor është të mos bëhet asnjë vaksinim me virus të gjallë (vaksina kundër mobilit-fruthit, rubeolës, shytave-parotitit dhe tuberkulozes), e as në raste kur viruset janë të trajtuar-atenuiruar, pasi se edhe në këto raste mund të priten dëmtime të fetusit. I vetmi përjashtim bëhet te poliomieliti, ethet e verdha, kundër së cilave shtatzëna duhet patjetër të vaksinohet nëse gjatë periudhës së shtatzënisë udhëton për arsyera të ndryshme në vende në të cilat ekziston rreziku nga infektimi me këto sëmundje (Afrika Qendrore, Afrika Jugore dhe Azia jugperëndimore).

Në rast se shtatzëna vjen në kontakt me të sëmur nga fruthi-morbili, rubeola, ose varicela, e në anën tjetër nuk e din se a ka qenë vet e sëmurë nga këto sëmundje, duhet të kontrollohet niveli i antitrupthave në gjak, dhe të përcaktohet statusi imunologjik. Në rast të mungesës së antitrupthave kundër sëmundjeve të përmendura, në vend të vaksinimit duhet të aplikohet terapi mbrojtëse me imunoglobuline. Kur është fjala për të sëmurë me tuberkulozë, statusi imunologjik i shtatzënave kontrollohet me testin e tuberkulines.

Kur bëhet fjalë për vaksinim, te të cilat vaksina përmbajnë baktere ose viruse gjysmë të vdekura, atëherë shtatzënave u lejohet që të vaksinohet. Ky vaksinim me këto vaksina mund të bëhet sidomos nëse gruaja shtatzënë udhëton në vende ku këto sëmundje janë endemike dhe tani këtyre shtatzënave u kanosët rreziku për të ardhur në kontakt me këto sëmundje si dhe rrezik potencial edhe për tu sëmurë. Këtu bëhet fjalë për këto sëmundje:

•poliomieliti
•influenca
•hepatiti B
•tetanosi
•difteria
•tifoja
•kolera
•encefaliti
•tërbimi



Main menu 2