Jump to Navigation

Lokalizimi patologjik i placentës

Placenta praevia përkufizohet si lokalizim patologjik i placentës. Ky abnormalitet ose patologji, ndodh kur pjesë më e madhe ose më e vogël e placentës, mbulon sipërfaqen e brendshme të segmentit të poshtëm të murit të mitrës. Në vartësi prej nivelit të lokalizimit të placentës, dallojmë katër shkallë të lokalizimit patologjik të placentës, dhe atë: placenta praevia totatlis (kur placenta me lokalizimin e vet e mbyll në tërësi kanalin cervikal), placenta praevia partialis (kur placenta me lokalizimin e vet e mbyll pjesërisht kanalin cervikal), placenta praevia mariginalis (kur placenta është e lokalizuar buzë qafës së mitrës) dhe lokalizimi në segmentin e poshtëm. Lokalizimi në segmentin e poshtëm përfshijnë gjendjen kur placenta lokalizohet 2 ? 8 cm larg hyrjes-kanalit cervikal të qafës së mitrës. Frekuenca e lokalizimit patologjik të placentës sillet në rreth 1:200 lindje ose 0,5 - 1% te të gjitha lindjeve. Në fillim të shtatzënisë, me vizitë ultrasonografike regjistrohet shumë më shpesh lokalizimi patologjik i placentës, por me rritjen e mitrës nga lartë, lëviz-ngritët edhe placenta.

Sipas rregullës, diagnoza-përcaktimi i lokalizimi definitiv të placentës, duhet të bëhet pas javës 28-të ? 32-të. Problemi themelor i lokalizimit patologjik të placentës, është se në mënyrë mekanike e pengon lindjen normale të fëmijës, por mundësin e gjakderdhjeve të cilat nuk ndalen që me fillimin paraqitjes së kontraksioneve-shterzimeve të lindjes. Këto gjakderdhje mundën me qenë shumë intensive, ashtu që vetëm me ndërhyrje kirurgjike (prerje cezare sectio caesarea), mund të kemi përfundim fatlum si për fëmijën ashtu edhe për nënën.
Nuk dihet me saktësi se pse te disa shtatzëna vjen deri te lokalizimi patologjik i placentës. Supozohet se luajnë rrol si disa dëmtime të ndryshme të endometrit si? janë proceset inflamatore, kiretazhët, cikatrice pas operacionit - prerjes cezare, ndryshimet atrofike të endometrit te multiparet. Ndër shkaqet e tjera të mundshme numërohen edhe transporti i përshpejtuar i qelizës vezë të fekonduar, ose ngathtësia e blastocistës për tu implantuar.

Shenja ma e rëndësishme e lokalizimit patologjik të placentës ? placenta praevia, është gjakderdhja gjatë shtatzënisë. Ky simptomë është kardinal, dhe gjakderdhja shfaqet sidomos në muajt e fundit të shtatzënisë, e më së voni me rastin e aktit të lindjes. Kjo gjakderdhje zakonisht ndodhë para plasjes së cipave amniale. Së bashku me lokalizimin patologjik të placentës, në shumicën e rasteve kemi edhe pozitë patologjike edhe të fetusit, mungesë e shfaqjes së kontraksioneve, dhe gjakderdhje atonike pas përfundimit të aktit të lindjes. Rreziku më i madh për nënën është humbja e madhe e gjakut, gjendja e shokut hemoragjik, infeksioni, sepsa, e më rrallë edhe embolia me ajër, ndërsa rreziku për fëmijën përfshijnë hipoksinë, gjakderdhjen, humbja e gjakut dhe vdekja. Më herët vdekshmëria e fëmijës sillej në rreth 30 ? 75% të rasteve, tani me përfundimin me kohë të lindjes me rrugë operative ? prerje cezare, sot vdekshmëria e fëmijës sillet në rreth 5% të rasteve. Në rreth 70 ? 80% të rasteve te të gjitha gjakderdhjeve gjatë periudhës së dytë të shtatzënisë, i përshkruhen lokalizimit patologjik të placentës. Në 20 ? 30% të rasteve me gjakderdhje, vijnë në konsiderim edhe shkaqe të tjera si? janë shkolitja para kohe e placentës, gjakderdhjet nga sinuset margjinale të placentës, venat e zgjeruara, erozionet ose polipet e qafës së mitrës si dhe shumë më rrallë edhe gjakderdhjet nga proceset malinje në qafën e mitrës.
Për fat të keq, nuk ka mundësi mjekimi i lokalizimit patologjik të placentës.

Në rastet me gjakderdhje gjatë shtatzënisë, ku si shkak është lokalizimi patologjik i placentës ? placenta praevia, shtatzëna duhet të hospitalizohet, dhe së bashku me regjim shtrati, largim nga streset e përditshme, fillohet edhe me dhënien e terapisë medikamentoze për qetësimin e kontraksioneve të mitrës me tokolizë. Nëse gjakderdhja pushon, atëherë bëhet ??është e mundur që shtatzënia të vazhdohet sa më afër terminit të lindjes. Nëse bëhet fjalë për placenta praevia mariginalis ose partialis, dhe kanali cervikal vazhdon e dilatohet normalisht, ndërsa gjakderdhjet nuk janë shumë të mëdha, atëherë lindja mund të përfundohet edhe me rrugë natyrale ? vagjinale. Në rastet me gjakderdhje të mëdha, ndërsa qafa e mitrës e mbyllur ose e ?elur por gjendja lokale nuk premton një përfundim të shpejtë të lindjes ose nëse placenta në tërësi e mbyll kanalin cervikal, atëherë, shtatzënia duhet të përfundohet me rrugë operative ? prerje cezare urgjente.

Placenta praevia është një shembull ideal se si dhe sa vizitat e rregullta gjinekologjike në kuadër të mbrojtjes perinatale të shtatzënës janë me rëndësi dhe luajnë rrol në ecurinë normale të shtatzënisë, mënyrën dhe kohën e përfundimit të shtatzënisë dhe lindjes, gjegjësisht vënien me kohë të diagnozës së lokalizimit patologjik të placentës, që është rrezik potencial për nënën dhe fëmijën.



Main menu 2