Jump to Navigation

Rh Inkompatibiliteti

Edhe pse me shprehjen Rh inkompatibilitet në kuptimin gjuhësor shprehet dallimi ose mospërputhshmëria në kuptim të pranisë ose mungesës së Rh antigjenit në gjakun e nënës Rh negative, të cilët antigjene janë në gjendje të kalojnë barrierën placentare dhe të lidhën për eritrocitet fetale, duke bërë shkatërrimin e tyre (hemolizën). Shkatërrimi i eritrociteve fetale, nxit anemi ? pagjakësi te fëmija, dhe shtim të nivelit të bilirubinës në gjakun fetal. Në rastet me anemi shumë të shprehur, vjen deri te grumbullimi i lëngut të lirë në organet dhe nën lëkurën e fetusit, që kjo gjendje quhet hidrops fetal. Bilirubina e liruar me rastin e shkatërrimit të eritrociteve, mund të deponohet në bërthamat e trurit duke u shkaktuar dëmtime të thella. Ky përshkrim është një përmbledhje e plotë e pasqyrës klinike që e shkakton sëmundja hemolitike e fetusit ( Morbus haemoliticus fetalis ), që për fat të mirë ?do ditë e më pak haset në praktikën mjekësore.

Gjatë shtatzënisë, sasi shumë të vogla të eritrociteve fetale - të fëmijës, mund të kalojnë në qarkullimin e gjakut të nënës. Gjatë procesit të lindjes, sasi shumë më të mëdha të gjakut të fëmijës mund të përzihen me gjakun e nënës. Sistemi imunologjik i nënës, me rastin e takimit të eritrociteve të gjakut fetal ? të fëmijës, të cilët nuk i njeh, reagon me krijimin e antitrupthave kundër antigjeneve që ndodhën në eritrocitet e gjakut fetal ? të fëmijës, të cilat antigjene eritrocitet e nënës nuk i përmbajnë. Nga këtu bëhet e ?art se, Rh inkompatibiliteti ndodh vetëm nëse formula e grupit të gjakut të fetusit dallohet nga ajo që përmbahet në eritrocitet e nënës. Dallohen disa sisteme të antigjeneve, ndaj të cilave mundët të ndodh imunizimi i nënës. Këto sisteme antigjenike janë: sistemi Rh, ABO dhe më rrallë Kell, Duffy dhe MNSs. Rh sistemin e karakterizojnë antigjenet Cc, Dd dhe Ee. Konstelacionet ? kombinimet e mundshme janë: CC, cc, Cc, DD, Dd, EE, ee dhe Ee. Personat që në eritrocite kanë antigjenin D, qofshin në kombinimin me DD ose Dd, quhen Rh pozitiv . Pjesëmarrja e personave Rh pozitiv në popullatën e përgjithshme është rreth 82%. Në të kundërtën, një person është Rh negativ , nëse në eritrocite përmban antigjenet me konstelacion ? kombinim te dy antigjenet dd. Rh inkompatibiliteti ndodh vetëm në rastin kur nëna është Rh negative (konstelacion-kombinim dd), ndërsa në barkun e vet mban fëmijën Rh pozitiv (me konstelacion-kombinim DD, ose Dd). Ky kombinim ose konstelacion hasët në rreth 10% e të gjitha shtatzënave, ndërsa deri te Rh imunizimi vjen vetëm në rreth 0,5 ? 1% të shtatzënive.

Përcaktimi i pranisë së antikorpeve antieritrocitare në gjakun e nënës, është një detyrë e mbrojtjes antenatale ? para lindjes e shtatzënës. Ky test quhet testi indirekt i Coombs -it ose testi antiglobulinik. Kjo analizë ose test kryhet që me rastin e vizitës së parë të shtatzënës dhe përcaktimin e grupit të gjakut. Në shtatzënat Rh pozitive, testi kërkohet të përsëritet edhe një herë në javën e 32-të, ndërsa te shtatzënat Rh negative, testi kërkohet të përsëritet në javën e 24-të dhe pastaj edhe një herë në javën e 32-të të shtatzënisë. Nëse testi fletë për prani të antitrupthave antieritrocitare në sasi ? përpjesëtim më shumë se 1 :8, si dhe ky titer vazhdon e rritet me avancimin e shtatzënisë, ekziston dyshimi në sëmundjen hemolitike të fetusit. Në këto raste duhet të bëhet amniocenteza (marrja e lëngut amnial) dhe përcaktimi i nivelit të bilirubinës në lëngun amnial. Sipas nevojës duhet të merret gjaku nga kërthiza (kordocenteza) dhe përcaktohet niveli i hemoglobinës dhe shkalla e anemisë te fetusi. Hidropsi fetal ndodh kur niveli i hemoglobinës ulët-bie nën vlerat prej 40 g/l. Në rast se ka nevojë, që nga java e 20-të e shtatzënisë, në institucione të specializuara mund të aplikohet transfuzioni intrauterin (dhënia e gjakut kompatibil fetusit në barkun e nënës). Sasi e gjakut e cila i epet fetusit lëkundët nga 40 deri në 120 ml, varësisht nga vjetërsia e shtatzënisë dhe madhësia e fetusit. Mjekimi me transfuzion vazhdohet ?do 2 javë, deri në përfundimin e javës së 34-të, kur shtatzënia përfundohet me lindjen e bebit me prerje cezare.

Në asnjërën prej sëmundjeve gjatë shtatzënisë nuk janë arritur rezultate a? të mira si në sëmundjen e Rh inkompatibilitetit. Kontrolli i rregullt para lindjes, vizitat e rregullta ultrasonografike, përcaktimi i nivelit të bilirubinës në lëngun amnial si dhe përfundimi i shtatzënisë ? lindja në vartësi prej gjendjes së fetusit, kanë ulur mortalitetin perintal të fëmijëve në Rh inkompatibilitet në rreth 0.05 ? 0.1%o promil. Këtij suksesi i ka ndihmuar sidomos imuno profilaksia e shtatzënave Rh negative, e cila bëhet brenda 72 orëve të para të lindjes së fëmijës Rh pozitiv. Në shumë vende të botës injeksioni mbrojtës jepet edhe gjatë shtatzënisë, e sidomos në rastet e gjakderdhjeve gjatë shtatzënisë (dështimit kërcënues, placenta previa) në rastet e kryerjes së metodave diagnostike perintale (biopsia e indit korial, amnocenteza) dhe preeklampsioni. Imunoprofilaksa (injeksioni mbrojtës) te shtatzënat Rh negative, nënkupton dhënien e imunoglobulinave kundër eritrociteve fetale Rh pozitive (Imunoglobulina Anti-D). Këto imunoglobuline lidhën për eritrocitet Rh pozitive fetale që ndodhën eventualisht në gjakun e shtatzënës-nënës, dhe i shkatërrojnë, para se ato ta nxisin sistemin imunologjik të nënës për të krijuar antitrupthat e vet, të cilat kishin për të qenë pastaj fatale për bebin në shtatzëninë e ardhshme.



Main menu 2