Jump to Navigation

Disa këshilla para se të ngelni shtatëzënë

•Para se të vendosni të ngelni shtatzënë duhet të vërtetoni se a ka të ju-në familjen tuaj, ose të bashkëshorti-partneri i juaj-familja e partnerit tuaj, sëmundje trashëguese. Kjo është me rendësi sepse ka mundësi që edhe fëmija i juaj ti trashëgoj këto sëmundje. Për këtë qellim duhet të konsultohesh me mjekun-gjinekologun tuaj.

•Duhet të bëni edhe analizat e gjakut të cilat eliminojnë shfaqjen e sëmundjes së rubeolës, sëmundje kjo e cila nëse shfaqet gjatë shtatzënisë të ju, mundet ta dëmtoj seriozisht edhe fëmijën tuaj. Nëse nuk e keni kaluar sëmundjen e rubeolës ose nuk jeni vaksinua kundër rubeolës, atëherë mjeku i juaj, ju sqaron për mundësin e vaksinimit kundër rubeolës para se të ngelni shtatzënë.

•Nëse keni ndonjë sëmundje kronike si sëmundjen e sheqerit-diabetin, hipertensionin, epilepsinë, duhet të kërkoni ndihmë te mjeku i juaj para se të ngelni shtatzënë, sepse barërat të cilat i përdorni ju, mund ta dëmtojnë fëmijën tuaj ose mund të pengojnë për të ngel shtatzënë.

•Nëse keni përdorë pilula kontraceptive (kundër shtatzënisë) më së miri është që të pritni të kalojnë së paku tre muaj nga cikli i fundit kur keni përdor kontraceptivet oral e pastaj mund të ngelni shtatzënë.

•Nëse ju dhe bashkëshorti i juaj bëni punë e cila është e lidhur me materie kimike si plumb, anestetik, rreze Rëntgeni, kjo mund të pengojë ose zvogëloj mundësin për të ngel shtatzënë ose të pengoj zhvillimin normal të fëmijës tuaj. Bisedojeni këtë me mjekun tuaj. Ndoshta më mirë kishte me qenë të kaloni dhe të bëni ndonjë punë tjetër e cila është ma me pak rreziqe për ju dhe beben tuaj.

•Planifikimi për të ngel shtatzënë, është një moment ose shkas shumë me rëndësi për të vendosur që të mos pini duhan alkool ose drogë. Pirja e duhanit, alkoolit dhe drogës pos që dëmton shëndetin tuaj e dëmton edhe shëndetin e fëmijës tuaj.

•Gjithashtu është e këshillueshme që pesha e juaj trupore ti përgjigjet edhe gjatësisë tuaj. Më mirë është që kjo të rregullohet para se të ngelni shtatzënë. Në këtë këshill duhet përmendur edhe të ushqyerit me ushqime të shumëllojshme, të freskëta dhe të pasura me pemë dhe perime. Kondicioni i mirë fizik i juaji e ndihmon edhe shëndetin e fëmijës tuaj.

•Mosha më e mirë për të ngel shtatzënë është ndërmjet moshës 20 dhe 24 vjeçare. Mirëpo, pëlleshmëria mbetet relativisht stabile edhe deri në vitet e 30-ta. Te grat e moshës 35-39 vjeçare, bie feriliteti-pëlleshmëria në rreth 25 seri në 50%, ndërsa nga mosha 40-45 vjeçare, pëlleshëmëria ose fertiliteti ulët në rreth 95%. Në këto mosha shtohet rreziku për lindje të frytit me peshë të vogël të lindjes, lindje para kohe, lindje e fëmijës me aberracione kromozomale sidomos me sidromin Down si dhe komplikime të tjera. Mirëpo femra e moshës 30 vjeçare e cila ka shëndet të mirë, formë dhe kondicion poashtu të mirë do të ketë shtatzëni normale dhe gjithsesi edhe do të lind edhe fëmijë të shëndetshëm.

•Para se të vendosni të ngelni shtatzënë, këshilloheni të paraqitni te mjeku-gjinekologu i juaj për të bërë një ekzaminim gjinekologjik të shoqëruar edhe me vizitë ultrasonografike – ekografike, eventualisht edhe marrjen e strishos vagjinale dhe endocervikale për analiza mikrobiologjike, nëse këtë e parasheh mjeku-gjinekologu i juaj. Gjinekologu juaj mund të ju këshillon për të bërë edhe ndonjë analizë tjetër shtesë.



Main menu 2