Jump to Navigation

Shtatëzania ektopike - jashtë mitrës

Shtatzënia jashtë mitrës ose ektopike, përkufizon zhvillimin e shtatzënisë jashtë hapësirës së mitrës gjegjësisht jashtë endometrit normal. Në rreth 95 ? 98% të rasteve lokalizimi i shtatzënisë ektopike ndodhët në tubat uterine (shtatzëni tubare). Më rrallë lokalizohet në vezore (shtatzëni ovariale) ose në cilëndo pjesë të abdomenit (shtatzëni abdominale). Formë e rrallë e lokalizimit të shtatzënisë është edhe lokalizimi në kanalin cervikal të mitrës, kjo quhet shtatzëni cervikale. Në këtë rast embrioni zhvillohet në qafën e mitrës. Llogaritet së ne rreth 100 lindje, shfaqët një shtatzëni ektopike. Për një grua, ?do shtatzëni ektopike paraqet rrezik për jetë. Rreziku më i madh në këto raste vjen nga gjakderdhjet e mëdha brenda hapësirës së abdomenit.

Dy janë nga shkaqet themelore për të ardhur deri te lokalizimi patologjik ektopik i shtatzënisë. Shkaku i parë dhe kryesor janë pengesat dhe parregullsitë në rrugën nëpër të cilën kalon qeliza vezë e fekonduar ? zigota. Këto pengesa dhe parregullsi shkaktohen për shkak të proceseve inflamatore të tubave uterine ( salpinigitis, adnexitis, pid ), procese këto të cilat shkaktojnë ngjitje ? adhezione në mes organeve për rreth gjegjësisht brenda hapësirës-lumenit të organit-tubave uterine. Shkaktarë kryesor të proceseve inflamatore janë infeksionet me klamidie, gonokok, pastaj endometrioza, ndërhyrjet operative në tubat uterine ( salpingolysis, salpingostomia ). Në këtë grup duhet të përmendën edhe deformimet anatomike të tubave uterine ( hipoplazoni, divertikulët, tubat e gjata ). Shkaku i dytë i shfaqjes së shtatzënisë ektopike është ?rregulli i peristaltikës së tubave uterine, në radhë të parë për shkak të hipofunksionit të vezoreve që për pasoj shoqërohen me zhvillim të pa mjaftuar të tubave uterine. Shkaqet tjera të parregullsisë së peristaltikës së tubave uterine janë dëmtimet e shtresës muskulore të tubave uterine, në rastet me adezione dhe tumoreve në komblikun e vogël, për ?ka forma dhe funksioni i tubave uterine janë të ndryshuar.

Pasqyra klinike e shtatzënisë ektopike varët nga vendi i iplantimit të qelizës vezë të fekonduar. Nëse qeliza vezë e fekonduar mbetët në pjesën ampulare të tubit uterin, vjen deri te dështimi tubar spontan. Në rastin e dytë, nëse qeliza vezë e fekonduar implatohet në pjesën istmike të tubit uterin, afër murit të mitrës, me rritjen dhe avansimin e shtatzënisë vjen deri te ruptura ? plasja e tubit uterin. Në të njëjtën mënyrë, përfundon edhe shtatzënia nëse implantimi i qelizës vezë ndodh në pjesën intersticiale gjegjësisht në pjesën hyrëse nga ana e mitrës të tubit uterin. Dështimi tubar është për 6 ? 10 herë më e shpeshtë se sa ruptura e tubit uterinë. Kjo formë ka një ecuri më të ngadaltë, dhe pasqyra klinike është graduale dhe më e qetë. Në fillim, në stadin e parë nuk shfaqen simptome, ndërsa në stadin e dytë, simptomet janë shumë të rralla, dhe vetëm në stadin e tretë, shfaqën ankesat. Si shenjë i parë i shtatzënisë ektopike, janë dhimbjet në fund të barkut të lokalizuara në anën e implantimit, të shoqëruara me gjakderdhje të pakta me ngjyrë të mbyllët, pas një vonese të menstruacioneve. Në rastet kur nuk mund të diagnostikohet me kohë shtatzënia ektopike ose paraqitja me vonesë të mjeku, për shkak të gjakderdhjeve të mëdha në hapësirën e abdomenit, vjen deri te shoku peritoneal dhe kolapsi, gjendje kjo që pa intervenim kirurgjik ? operacion, përfundon me vdekje. Pasqyra klinike e rupturës së tubës uterine, ka një ecuri shumë më dramatike, për shkak të plasjes-rupturës së befas të tubës uterine. Me këtë rast dhimbjet në fund të barkut janë të forta, me karakter ngër?i, zakonisht në njërën anë, dhe shfaqën pas rreth 6-8 jave pas vonesës së ciklit menstrual.

Diagnoza e shtatzënisë ektopike vihet në bazë te të dhënave anamnestike, vizitës gjinekologjike vagjinale, ultrasonografike, testit të shtatzënisë, përcaktimi i nivelit të ?-hCG-së në serum. Në rreth 90 ? 95% të pacienteve me shtatzëni ektopike, është e pranishme vonesa ose mungesa e menstruacioneve. Dhimbjet e barkut shfaqën në rreth 70% të pacienteve, dhe së bashku me dhimbjet në rreth 52% të pacienteve edhe gjakderdhje-gjurma të pakta gjaku. Në fillim, gjatë vizitës gjinekologjike - vagjinale, jo patjetër do të shoqërohet me abnormalitete, ndërsa në stadet e mëvonshme ose gjakderdhjeve në hapësirën abdominale, gjatë palpimit prekët një masë adneksale e shoqëruar me dhimbje shumë të mëdha sidomos gjatë lëvizjes së qafës së mitrës. Shenjë e sigurt e shtatzënisë ektopike, është gjetja e qeskës gestative jashtë hapësirës së mitrës si dhe brenda saj edhe prania e frytit me pulsime kardiake. Shenjat e mundshme ultrasonografike (trijasi ultrasonografik) i shtatzënisë ektopike janë: mungesë e shenjave ultrasonografike për shtatzëni brënda hapësirës së mitrës, masë tumoroze në adnekse dhe prani e lëngut të lirë në hapësirën e Douglas-it. Shenjë i dyshimt ultrasonografik për shtatzëni ektopike gjatë vonesës-mungesës së menstruacioneve është, mos prania e shenjave ultrasonografike për shtatzëni brenda hapësirës së mitrës. Në të gjitha këto raste bëhet testi i shpejtë për shtatzëni nga urina, ose përcaktohet niveli i ?-hCG-së në serum që është shumë më e besueshme.

Te një numër i vogël i rasteve, është e mundur që me rrugë konzervative të trajtohet shtatzënia ektopike. Në këto raste fillimisht edhe pse shumë rrallë, mund të vjen deri te vetëmjekimi (dështimi spontan dhe resorbimi i shtatzënisë në tubin uterin), pastaj aplikimi lokal i metotraxat-it, prostaglandineve ose glukozë e zakonshme ose natrium klorid hipertonik, nën udhëheqjen e ultrasonografisë, ose me ndihmën e laparoskopisë. Metodat e përshkruara nuk kanë gjetur përdorim të gjerë, dhe këto më shumë përdorën në kuadër të studimeve shkencore. Mjekimi i shtatzënisë ektopike bazohet në teknikat operative, që ?do ditë e më shumë kryhen me laparoskopi. Ndërhyrjet radikale nënkuptojnë largimin e tubit uterin së bashku me shtatzëninë ektopike ( salpingectomia ), ose me rastin e patologjive shtesë në vezorën përkatëse, atëherë edhe largimi i tubit uterin dhe vezores ( adnexectomia ). Ndërhyrja mikrokirurgjike, nënkupton salpingotominë dhe salpingostominë, ndërhyrjet e resekcionit segmentar dhe anastomozës, resekcioni i këndit tubar me reimplantim.

Rreth 17% e grave, në shtatzëninë e parë ngelin shtatzënë jashtë mitrës, dhe rreth 40% e tyre më vonë nuk mund të ngelin shtatzënë me rrugë normale. Pas ndërhyrjeve radikale, rreth 50% e tyre, më nuk ngelin shtatzënë, ndërsa rreth 10 ? 15% e tyre ngelin përsëri shtatzënë jashtë mitrës. Pas ndërhyrjeve mikrokirurgjike te shtatzënitë ektopike, 1/3 e tyre më asnjëherë nuk mund të ngelin shtatzënë, ndërsa 1/3 e tyre sërish ngelin shtatzënë jashtë mitrës, dhe vetëm 1/3 mund të ngelin arrijnë shtatzëni spontane normale.



Main menu 2