Jump to Navigation

Diabetikët, të rrezikuar edhe nga sëmundja e veshkave

Problemi më i shpeshtë tek personat që vuajnë nga diabeti është ajo që quhet nefropatia diabetike. Nefropatia diabetike është një ndërlikim tepër serioz i diabetit të sheqerit, që ka në bazë të tij dëmtimet specifike të arterieve të vogla të lëmshit klomerular të neuroneve, të cilat janë njësia bazë strukturore dhe morfologjike e veshkave.

Nga nefropatia diabetike sëmuren si diabetikët me diabet tip një dhe ata me diabet të tipit dy. Nefropatia diabetike te diabetikët me tip një shfaqet të paktën 5 ose më shumë vitesh pas fillimit dhe diagnostifikimit të diabetit të sheqerit.



Main menu 2