Jump to Navigation

Temperatura "pa shkak", sinjal tumori

Temperaturë me origjinë të panjohur? Mund të përfaqësojë një kambanë alarmi për zhvillimin e një tumori. Të paktën kështu thuhet në revistën "Lancet". Kjo tip temperature zakonisht është më e lartë se 38 gradë, zgjat rreth 3 javë dhe është e vështirë të individualizohen shkaqet e shfaqjes së saj.

Rreziku ka qenë më i lartë për tumoret hematologjike, por dhe për tumoret në mëlçi, tru, veshka, kolit dhe pankreas. Megjithëse i ulët, rreziku ka qenë prezent deri një vit pas shtrimit në spital. Madje dhe nivelet e vdekshmërisë kanë qenë më të larta te pacientët që kanë patur një histori temperature me origjinë të panjohur.



Main menu 2