Jump to Navigation

Njohuri mbi Tetanozi

Tetanozi është një infeksion toksik i ardhur nga një bakteri që është në gjendje të jetojë edhe në mungesë të oksigjenit. Ky bakter quhet në latinisht CLOSTRIDIUM TETANI. Bakteri i tetanozit mund të jetojë në tokë shumë gjatë, me dhjetëra e qindra vite, duke mos infektuar asnjë njeri, sapo ky bakter ka kontakt me plagën e një njeriu qoftë kjo plagë edhe minimale, shndërrohet në bakter infektues e lëshon një lëndë toksike që pushton me tepër nervat.

Personi i infektuar shpall shenjat e para mbas 4 deri në 21 ditë infektimi. Fillon një lëvizje e nervave në pjesën e nofullës, e pacienti nuk mund ta kontrollojë këtë kontraktim.



Main menu 2