Jump to Navigation

Studimi, një vezë çdo mëngjes çon në vdekjen e hershme

Konsumimi i përditshëm i vezëve e rrit rrezikun nga vdekja e hershme tek meshkujt e moshës mesatare. Ky është përfundimi i shkencëtarëve të cilët kanë arritur në përfundimin se konsumimi i shtatë apo më shumë vezëve në javë rrit rrezikun nga vdekja për 23 për qind.

Ky hulumtim më i ri ka hapur sërish debatin për atë se sa vezë në fakt guxojmë të hamë. Dhjetë vitet e fundit shumica e ekspertëve të ushqimit vazhdimisht e evitojnë këtë çështje, pasi që rezultatet e shumë hulumtimeve janë kundërthënëse. Për vezët më së shpeshti flitet se janë përplot kolesterol, ndërsa shumë ekspertë vlerësojnë se shumicës së njerëzve të shëndetshëm kjo masë e kolesterolit nuk mund t’i bëj dëm.



Main menu 2