Jump to Navigation

Aspirina e rrezikshme për fëmijët

Fëmijët me moshë nën 16 vjeç duhet t’i largohen përdorimit të aspirinës, për shkak të rrezikut dhe çrregullimeve që mund të shfaqen në punën e trurit dhe mëlçisë. Prej vitit 1986 deri sot, 18 fëmijë në Angli janë sëmurur prej sindromës Rey, pas përdorimit të Aspirinës.

"Shkaqet e sindromës Rey ende nuk janë shpjeguar plotësisht, por këta fëmijë kishin marrë Aspirinë për shërimin e gripit", thuhet në agjencinë e kontrollit të barnave, e cila nga prodhuesit kërkon ta shënojnë në kutinë e ambalazhit këtë paralajmërim.



Main menu 2