Jump to Navigation

Arsyet pse duhet te qeshim

E qeshura është ngjitëse. Kur dikush ndryshon humorin e të tjerëve dhe i bën gjërat më të bukura. Një njeri i qeshur mbart gëzim mbi vete. E qeshura na bën të dukemi tërheqës. Na ndryshon humorin tonë. Kur të jeni të mërzitur provoni të qeshni. Ka shumë mundësi që humori juaj do të ndryshojë për më mirë.

E qeshura tërheq lëkurën e fytyrës dhe na bën të dukemi më të rinj. Muskujt që përdorim për të qeshur ngrenë lëkurën e fytyrës duke na bërë të dukemi më të rinj. Njerëzit që janë të mërzitur për një kohë të gjatë rrudhen më shpejt në fytyrë. Provoni të qeshni dhe rrudhat do të jenë shumë larg jush. Eliminon stresin dhe forcon sistemin imunitar. Ul tensionin e gjakut dhe na bën të ndihemi pozitive.



Main menu 2