Jump to Navigation

Muzika lehtëson frymëmarrjen

Disa këngë të bukura të lënë pa frymë, por të gjitha së bashku e përmirësojnë frymëmarrjen. Nga disa studime të një grup kërkuesish gjermanë, është vënë re se personat të cilët vuajnë nga bronkepneumonia kronike kanë pasur lehtësime në frymëmarrje gjatë dëgjimit të muzikës.

Gjatë këtyre studimeve është vënë re se pacientët të cilët dëgjonin muzikë me kufje dhe duke e shoqëruar me pak aktivitet fizik (ecje të lehtë), ndikonte në zvogëlimin e ndjenjës së bllokimit të frymëmarrjes. Edhe më përpara ishte vënë re se disa aspekte psikologjike ndikonin keq tek këta paciente por nuk arrihej të kuptohej se cilat ishin ato.



Main menu 2