Jump to Navigation

Microdermabrasion

Kjo eshte nje procedure e avancuar e mjekesise estetike e cila realizon eleminimin e shtreses se jashtme epidermale duke eleminuar te gjitha qelizat e vdekura te lekures dhe duke stimuluar qarkullimin e gjakut, ushqyerjen dhe oksigjenimin e lekures, duke rritur elasticitetin e lekures. Microdermabrasioni eshte nje procedure e sigurt, jo-invazive dhe trajton te gjitha lekurat e demtuara nga dilli,lekurat me inperfeksione si dhe parregullsite ne ngjyren e lekures, shenjat e jashtme, lekurat me cikartricie nga acnet,rrudhezat si dhe probleme te tjera te shfaqura ne lekuren e fytyres,te qafes,te gjoksit ose ne zona te tjera.
 
Microdermabrasion është nje procedure e sigurt dhe efektive për të gjitha llojet e lëkurës dhe i rikthen lëkurës një pamje më rinore, rrezatuese. Nuk ka asnjë kufi moshor për përdorimin e microdermabrasionit.
 
Microdermabrasioni mjekesor është një mënyrë efektive mjekësore ndaj kujdesit të lëkurës nepermjet aplikimit te kristaleve të vogla, për të larguar shtresen sipërfaqësore të lekures ose shtresen e jashtme te saj.
 
Kjo metode lejon depertimin e serumit ushqyes ne thellesi te lekures. Veprimi vakum rrit qarkullimin e gjakut në lekure e cila e rrit aktivitetin fibroblasteve, e cila nga ana e saj shkakton një rritje të kolagjenit dhe forcimin e  elastines. Veprimi vakum largon qelizat e vdekura dhe forcon lëkurën.
 
Microdermabrasioni stimulon prodhimin e kolagjenit, i cili përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe trashësine e saj si dhe  zbutjen dhe forcimin e lëkurës.
 
Pas trajtimit microdermabrasion lëkura duket me e re me e gjallëdhe e butë,si dhe e gatshme për trajtime me medikamente te cilat jane te pasura me vitamina dhe me vlera ushqyese. Mbas ketij trajtimi pacientët janë të rekomanduar të përdorin krem të mirë mbrojtjes dhe trajtime dielli me faktore shume te larte.Rezultatet janë të menjëhershme, megjithatë një protokoll i plotë trajtimi është 6 deri në 8 trajtime, të ndara 2 deri në 3 javë larg njera-tjetres, duke u ndjekur me pas nga një trajtim çdo 2 deri në 3 muaj.
 
Qëllimi ynë është që t'ju sjellë më të mirën per lëkurën, kujdesin absolut për të rivendosur dhe zbuluar një lekure të bukur, rrezatuese dhe me pamje me rinore.


Main menu 2