Jump to Navigation

Kirurgjia plastike për Meshkuj

Ne jetojmë në një shoqëri konkuruese, ku kërkimi i nje imazhi mashkullor më të mirë është një faktor i rëndësishëm në biznesin tonë dhe marrëdhëniet shoqërore. Sot meshkujt e të gjitha moshave dhe në të gjitha sferat e jetës janë duke kërkuar ndihmen e kirurgjise plastike për të qëndruar konkurrues në botën e biznesit. Nderhyrjet per eleminimin e rrudhave te ballit, lifting i fytyres dhe i qafes,trajtimi me botox jane tashme  procedura shumë të zakonshme për meshkujt. Meshkujt shpesh dëshirojnë një hundë më të balancuar,  te drejte ne pershtatje me fytyren, një mjekër të fortë dhe te dukshme, dhe një bark te sheshte. Per procedurat e përdorura për të arritur këto qëllime tek meshkujt duhen marrë në konsideratë faktorë të tilla si trashėsia e lëkurës, format e fytyrës, dhe linja e flokëve.
 
Një fytyre e dhjamosur ose nje fytyrë e trashe me  zona dhjami nën mjekër është gjithashtu një shqetësim për shumë burra. Në pacientët më të rinj, Liposuction mund të jetë i mjaftueshëm për të korrigjuar problemin. Pacientët e moshuar mund të kërkojnë një pamje të plotë për të korrigjuar dhe per të hequr zonën e qafës, e cila përfshin heqjen e lëkurës se tepërt dhe forcimin e muskujve platysma.Kjo teknike kryhet ne menyre kirurgjikale dhe quhet liftingu i qafes.
 
Nje procedure shume e shpeshte e perdorur tek meshkujt eshte terheqja e rrudhave te lekures se fytyres, i quajtur lifting i fytyres.Mbas kesaj procedure fytyra e mashkullit rezulton 15-20 vjet me e re. Per moshat me te reja jane te indikuara injeksionet e botoxit per eleminimin e rrudhave ne zonen e ballit dhe te syve,si dhe injeksionet filler(mbushese) per mbushjen e rrudhave ne faqe, mjeker, mbi buze etj.
 
Mjeku do të shqyrtojë historinë tuaj mjekësore dhe medikamentet tuaja të tanishme, një ekzaminim më i plotë mjekesor do të bëhet para nderhyrjes.
 
Ne kete procedure eshte shume e rendesishme fotografimi i zones ku do te kryhet nderhyrja për të diskutuar mundësitë tuaja te trajtimit dhe dëshirat. Pas një vlerësimi të plotë kirurgu  do tju shpjegojë se cila procedurë kirurgjikale është më e përshtatshme për ju.
 
Nëse jeni duke konsideruar nje nderhyrje kirurgjikale plastike te  fytyrës apo kirurgji plastike te qafës, mjeku do të vlerësojë të gjithë regjionin tuaj kokë-fytyrë-qafë. Linjat e qepjeve planifikohen me kujdes ne ato nivele ku jane sa me pak te dukshme.Anestezia e kryer gjate ketyre nderhyrjeve mund te jete nje anestezi lokale,dhe me qetesues ose nje anestezi e pergjithme.


Main menu 2