Jump to Navigation

Liftingu i fytyres

Liftingu i fytyres eshte nje procedure kirurgjikale rinuese e fytyres nepermjet te ciles korigjohen shenjat e moshes sic jane:rrudhat,varja e lekures dhe e muskujve te fytyres.Nepermjet liftingut te plote realizohet eleminimi i rrudhave te ballit,rrudhat ne kendet e syve,terheqja dhe ngritja lart e mollezave,eleminimi i kanaleve ne te dyja anet e faqeve, si dhe i rrudhave ne mjeker, Liftingu i plote realizon nje rinim te fytyres se pacientit nga 10 deri ne 20 vjet...
 
Liftingu kryhet me mikro-incizione ne nivelin e temthave,poshte flokeve,afer vijes natyrale te vesheve dhe poshte mjekres.Nepermjet ketyre nderhyrjeve realizohet terheqja e lekures se varur ne te gjitha zonat problematike te fytyres.
 
Mikro-incizionet (mikro-prerjet) mbyllen me qepje jashtezakonisht fine te cilat nuk lene shenja te jashtme.
 
Perpara nderhyrjes pacienti i nenshtrohet nje vleresimi te kujdesshem nga kirurgu,si nga pikepamja estetike ashtu edhe nga ekzaminimet te cilave duhet ti  nenshtrohet pacienti. Nderhyrja zgjat rreth 3 ore,pacientit i duhet te mbaje pas nderhyrjes nje fashature nga 3 deri ne 6 dite.Pas nje jave pacienti eshte i sheruar.
 
Sigurohuni që të ndiqni udhëzimet e kirurgut pas operacionit. Ai do t'ju japë udhëzime më të veçanta për rifillimin gradual te aktiviteteteve tuaja normale. Ju lutemi të shmangni veprimtarine fizike për të paktën dy javë.


Main menu 2