Jump to Navigation

Kirurgjia plastike e Kapakëve dhe Borsave të syve

Plastika e kapakeve te syve / blefaroplastika
 
A e shikoni veten ne pasqyre dhe ju duken syte tuaj shume te lodhur?

A keni filluar të konstatoni se kapaket tuaja janë venitje me lëkurë të tepërt dhe nën sytë tuaj është një borse e cila nuk iken edhe kur ju beni gjum te mirë? Kjo mund të jetë koha për ju të konsideroni blefaroplastiken si nderhyrjen me te preferuar per tu dhene rini syve tuaj.
 
Sytë janë shpesh zona e parë e fytyrës te cilat e tregojne te parat shenjat e plakjes dhe për këtë arsye plasika e kapakeve te syve është një prej operacioneve më të shpeshta qe  kryhen në Kliniken Euromedica.
 
Me kalimin e moshes,lëkura e tepërt formon në zonën e syve rrudha, si dhe humbje te elasticitetit. Indui dhjamor mund të grumbullohet nën lëkurën e kapakeve.Shumica e pacientëve janë 35 vjeç ose më të vjetër, por qepallat e varura mund te jene dhe të trashëguara dhe ju mund ta zgjidhni ketë operacion qe ne moshë të re.
 
Është kirurgjia e kapakeve te syve e  drejtë për mua?
 
Gjatë bisedës me kirurgun ai do tju shpjegoje nese e keni te nevojshme ose jo plastiken e kapakeve te syve dhe rezultatin qe do te arrihet.
 
Çfare realizon kjo nderhyrje?
 
Nepermjet kesaj nderhyrjeje realizohet heqja e lekures se varur te kapakut te syve,e indit dhjamor te grumbulluar si dhe terheqja e muskujve te kapakeve duke i dhene syve nje pamje jashtezakonisht te bukur dhe rinore. Nderhyrja zgjat 2 ore.



Main menu 2