Jump to Navigation

Ezofagu

Ezofagu (lat. Oesophagus shqip edhe gurmazi) është pjesë sistemit të tretjes së ushqimit dhe shërben për transportin e ushqimit nga gryka deri te lukthi.
 
Anatomia e ezofagut
 
Ezofagu i njeriut është rreth 25 – 30 cm i gjatë. Në pjesë e sipërme shtrihet pas trakesë dhe para kurrizit. Në gjatësinë e tij ezofagu ndahet në tri pjesë:
Pjesa e qafës: pars cervicalis
Pjesa e kraharorit: pars thoracica
Pjesa e barkut: pars abdominalis
 
Në të gjenden tre ngushtica fiziologjike:
Ngushtica e lartë thirret edhe goja e ezofagut
Ngushtica e mesme ndodhet aty ku ezofagu e prek Aortën dhe thirret ngushtica e Aortës
Ngushtica e poshtme është aty ku ezofagu kalon nëpër diafragmë në bark dhe thirret Hiatus oesophageus. Në të njëjtën kohë ngushtica e poshtme ndërton një mekanizëm për mbylljen e tij, i cili thirret edhe Kardia.
 
Si edhe pjesët e tjera të sistemit të tretjes po ashtu edhe muret e ezofagut janë të përbërë prej katër shtresave të cilat ndahen po ashtu në nënshtresa:
Mucosa Lamina epithelialis mucosae
Lamina propria mucosae
Lamina muskularis mucosae
 
Submucosa
Muscularis
Serosa
 
Sëmundjet e ezofagut
 
Refluksi gastroezofageal dobësim i sfinkterit gastroezofagal (hernie hiatale, sklerodermë), ose prodhim i skajshëm i acidit.
1.Shenjat/simptomat shkaktohen nga kontakti i acidit të stomakut me mukozën e ezofagut: djegie e gjoksit (heartburn) që qetësohet nga gëlltitja e ushqimeve. Simptomat mund të ngatërrohen edhe me infarktin e miokardit.
2.Prania kronike e acidit në ezofag shkakton metaplazi kolumnare (ezofagu i Barrett-it); rreth 10% e metaplazive kolumnare kalojnë në kancer.
3.Trajtimi: a. Barnat: bllokues të pompës protonike (omeprazole, esomeprazole, rabeprazole) ose bllokues të H2 (ranitidine, famotidine, etj.)
b. Ngritja e kokës të shtratit e vështirëson ngjitjen e acidit në ezofag gjatë gjumit.
c. Herniet hiatale mund të riparohen


Main menu 2