Jump to Navigation

Bimet popullore per sherimin e melçise

Mendra: Ne mjekesine popullore eshte mjaft i perhapur perdorimi i kesaj bime per kurimin e melçise. Çaji pergatitet me gjethet, te cilat duhen mbledhur para se te lulezojne. Ai perdoret per te qetesuar dhembjet e melçise. Mendra eshte nje bime mjaft e perhapur ne natyre. Ne vendin tone ajo njihet me emrat mender, dhiozme, menderz, nane, mender e bute. Mendra shtepiake eshte bime shumevjeçare. Gjethet e saj kane forme vezake, ndersa lulet jane ne maje te kercellit, te formuara nga lulezat e vogla. Karakterizohet per aromen e mentolit, per kete arsye ajo kultivohet dhe neper kopshte. Efekte kuruese kjo bime ka edhe per semundjet e lekures, kunder tendosjeve psikike, streseve, kunder reumatizmes.
 
Sherbela: Nje bime tjeter per kurimin e semundjeve te melçise eshte edhe sherbela. Bima e sherbeles rritet kryesisht ne shpate gelqerore, ne kullota. Gjethet e saj permbajne vaj esencial, saponine, alkaloide, lende regjese dhe rreshire. Ne gjethet e saj jane gjetur edhe acid fumarik, glukoze dhe pentoze, vitamina B1 dhe C. Ne mjekesi, ekstrakti i fituar nga gjethet perdoret si mjet per kurimin e melçise se zeze e te temthit. Ai merret ne forme ekstrakti te lenget, 1 deri 3 gr ne dite, ne forme infuzi 4 luge kafeje. Vaji esencial i perftuar nga gjethet perdoret ne industrine e parfumerise dhe ne kozmetike. Perqindje me e larte vaji esencial nga gjethet e sherbeles mjekesore mund te perftohet para lulezimit te saj. Edhe frutat luajne nje rol te rendesishem ne kurimin e kesaj semundjeje.
 
Rrushi: Rrushi rekomandohet per te semuret qe vuajne nga melçia. Ai permban sasi te konsiderueshme sheqeri, kripera te kalciumit, hekur, vitamina B dhe C. Per shkak te sasise se perberesve te tij, lengu i rrushit eshte ilaç efikas te semundjet e melçise.
 
Karota: Edhe karota eshte nje nga perimet e pazevendesueshme per shendetin e njeriut, sepse ndihmon ne kurimin e semundjeve te ndryshme. Karota ka permbajtje te larte ne elemente ushqyese. Ajo eshte burim i vitamines A, e cila ndodhet ne lekuren e saj. Per kete arsye, ajo duhet te lahet mire dhe nuk duhet qeruar. Perdoret gjeresisht ne supe per parandalimin e semundjeve te ndryshme, sidomos per mjekimin e semundjeve te melçise se zeze, temthit, veçanerisht te cerozes se melçise. Mjeket popullore keshillojne qe te semuret me melçi te ushqehen me karota çdo dite.
 
Dardha: Ne saje te permbajtjes se hekurit, dardhat kane nje efekt pozitiv ne melçi, pasi nxisin aktivitetin per prodhimin e temthit. Lengu qe fitohet nga zierja e levores se degeve te dardhes ndikon pozitivisht ne uljen e temperatures. Per pergatitjen e çajit me levoret e dardhes merrni 15-20 gr levore te thara (ose 60-70 gr levore te njoma). Ato i hidhni ne 250 ml uje dhe i lini te ziejne per gjysme ore. Ky çaj rekomandohet te pihet njeheresh dhe i vaket. Çaji perdoret gjithashtu edhe per lavazhe te ndryshme, ne saje te vetive te tij antiseptike.
 
Kinfusha: Lengu i pergatitur nga bima e kinfushes keshillohet te pihet per kurimin e semundjeve te melçise, qe lidhen me prodhimin e sekretimit te temthit. Per pergatitjen e çajit nevojitet nje luge me lulet e thara dhe te grimcuara te bimes, te cilat hidhen ne nje ene dhe perzihen me nje gote me uje. Perzierjen e lini te vloje 5 deri ne 10 minuta. Me pas lengu i perftuar kullohet dhe pihet i nxehte ne 2 vakte, gjysme ore para buke nga nje gote.



Main menu 2