Jump to Navigation

MSH-AKPM: Barnat në Kosovë janë të sigurta

Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia e Kosovës për Produkte Mjekësore e mirëkuptojnë shqetësimin e publikut, të ngritur pas zhvillimeve të fundit në AKPM dhe dhe i siguron qytetarët e vendit se cilësia e produkteve medicinale të cilat në mënyrë legale gjenden në shitje me pakicë dhe shumicë në tregun e Kosovës është e garantuar
 
Prishtinë, 19 shtator 2013
Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia e Kosovës për Produkte Mjekësore (AKPM) e mirëkuptojnë shqetësimin e publikut, të ngritur sot edhe në Kuvendin e Kosovës lidhur me zhvillimet e fundit në AKPM dhe e sigurojnë opinionin publik se janë duke i ndërmarrë të gjitha masat që të sigurojnë dhe garantojnë cilësinë e produkteve mjekësore të cilat janë në treg.

Arrestimi i disa zyrtarëve të AKPM-së ditë më parë, ka të bëjë me dyshimin për shkelje ligjore në fushën e procedurave juridike e administrative dhe nuk ka të bëjë me cilësinë e barnave dhe validitetin e certifikatave, të lëshuara për produktet që janë në tregun e Kosovës.

Certifikatat e cilësisë e produkteve në fjalë në bazë të cilave është dhënë Leja e Importit janë valide dhe nuk ka asnjë bazë për të dyshuar në validitetin e tyre.
Megjithatë, AKPM duke pasur parasysh rrethanat e çështjes, do të ndërmarrë edhe masa plotësuese për verifikimin e cilësisë së produkteve në fjalë, nëpërmjet kontrollit laboratorik në AKPM dhe laboratorëve referent dhe të certifikuar.

MSh është e përkushtuar që të bashkëpunojnë ngusht me organet e drejtësisë në çrrënjosjen e kriminalitetit evident në sektorin farmaceutik dhe i siguron qytetarët e vendit se cilësia e produkteve medicinale të cilat në mënyrë legale gjenden në shitje me pakicë dhe shumicë në tregun e Kosovës është e garantuar.



Main menu 2