Jump to Navigation

Alpha Lipoic Acid 300 mg (kapsula)

Acidi Alpha Lipoic është substancë biologjike, është acid yndyror i cili prodhohet nga vet organizmi dhe gjendet në çdo qelizë ku ndihmon në shndërrimin e glukozës ne energji. Është antioksidant potent dhe i veçantë për shkak se është i tretshëm në ujë dhe në yndyrë që i mundëson atij të jetë universal dhe te hyjë në të gjitha qelizat nervore dhe ti mbrojë ato nga dëmtimet.

Një gjë tjetër te veçantë është së ndihmon në rigjenerimin e antioksidanteve te tjerë të rëndësishëm për organizmin si vitamina C, E dhe glutation.
Gjendet në sasi të vogla në mëlçi, veshka, spinaq, brokoli, patate, gjithashtu prodhohet në laboratorë për efekt medicinal.

Acidi Alpha Lipoic përdoret te rastet me diabet dhe për pasojat qe diabeti shkakton lidhur me nervat si, djegiet, dhimbjet, mpirjet. Dozat e larta të Acidit Alpha Lipoic janë të aprovuara në Gjermani për trajtimin e këtyre simptomave.

Përmbajtja: Alpha Lipoic Acid 300 mg.
Efektet Terapeutike:
- Mbrojtje antioksidative;
- Ndihmon shëndetin kardiovaskuar;
- Metabolizmin e glukozës
- Në te gjitha simptomat e Polineuropatisë
- Në shëndetin e mëlçisë;
- Pakëson stresin oksidativ;
- Rikthen ndjeshmërinë në dhimbje, prekje dhe temperaturë;
- Mbështet sistemin imunitar.

Përdorimi: Merrni një kapsulë në ditë të shoqëruar me ujë në stomak të zbrazët gjysmë ore para ushqimit, në kohëzgjatje prej dy viteve. Nuk preferohet të përdorni produkte të qumështit e as preparate që përmbajnë hekur dhe magnez një orë para dhe tre orë pas përdorimit.
Paketimi: 60 Kapsula.



Main menu 2