Jump to Navigation

Niveli i kolesterolit ndryshon me stinët

Duket e çuditshme, por është më se e vërtetë. Nivelet e kolesterolit ndryshojnë me stinët, ky rezultat është arritur nga një kërkim i kryer nga universiteti i Masacusetit në mbi 517 persona të shëndetshëm. Dhe si përfundim rezultoi që nivelet e kolesterolit ishin më të mëdha në vjeshtë dhe në dimër dhe më të ulët në pranverë dhe verë. Nuk dihet mirë se cilët janë mekanizmat që çojnë në këtë rezultat, por matjet tregonin që vlerat më të mëdha për meshkujt arrinin në dhjetor, kurse për femrat në janar.

Vlerat e regjistruara tregonin një rritje rreth 3.9 mg/dL te meshkujt (vlerat mesatare ishin 222 mg/dL) dhe 5.4 mg/dL te femrat (vlerat mesatare ishin 213 mg/dL). Disa nga këto ndryshime mund të përshkruheshin me variacionet që pëson plasma në stinët e ndryshme. Nga ky studim gjithashtu rezultoi që niveli i kolesterolit nuk kishte lidhje me dietën që përdoret në stinët e ndryshme.



Main menu 2