Jump to Navigation

Misri mban larg hipertensionin

Misri vazhdon të jetë numri një për të mbajtur konstante nivelin e kolosterolit në gjak, pasi ul ndjeshëm grafikun e yndyrës në gjak. Ai luan rol në prodhimin e energjisë trupore te njeriu. Misri është një burim i vërtetë proteinash dhe vitaminash. Në një studim të bërë me meshkuj të cilët kishin kolosterol të lartë, pas një trajtimi me produkte misri, si dhe me ushqime të varfra në yndyre, u arrit në rezultate mjaft të kënaqshme. Misri gjithashtu është burim energjie, sepse përmban vitaminën B, të domosdoshme për njeriun. Në vendin tonë një përdorim të veçantë ka zënë "Buka e misrit" dhe gjithmonë është rekomanduar për njerëzit që vuajnë nga hipertensioni.


Main menu 2