Jump to Navigation

Shqetësimet e zorrës së trashë gjatë shtatzënisë

Hemorroidet gjatë shtatzënisë janë një fenomen mjaft i njohur kudo në botë. Studimet referojnë se rreth 50% e grave preken nga sëmundja hemorroidale përgjatë muajve të shtatzënisë. Ndonëse një pjesë e grave ankohen për hemorroidet gjatë shtatzënisë, një pjesë e tyre ankohen pas lindjes së fëmijës.

Në eksperiencën time, një numër i konsideru eshëm i grave referojnë se më tepër e dhimbshme ka qenë menaxhimi i hemorroides, se sa vetë lindja. Simptoma fizike të tilla si hemorragjia, kruajtja rreth zorrës së trashë, dhimbje gjatë e pas defekimit, formacionet rreth e qark zorrës dhe stresi psikologjik e venë gruan në një situatë deprimuese dhe shqetësuese përballë vetes dhe personave të tjerë në familje.

Ndonëse simptomatologjia e hemorroides është e njëjtë si para, gjatë shtatzënisë apo pas lindjes. Shpërthimi i sëmundjes sidomos gjatë muajve të fundit të shtatzënisë e lodh së tepërmi gruan shtatzënë, që ka për qëllim të përfundojë më sukses shtatzëninë e dëshiruar. Hemorroidet gjatë shtatzënisë janë një fenomen jashtëzakonisht i pakëndshëm dhe i dhimbshëm. Gratë duhet të informohen që disa ndryshime të thjeshta në mënyrën e jetesës ndihmojnë në parandalimin e zhvillimit të sëmundjes hemorroidale.

Njerëzit flasin shpesh për gëzimin e sjelljes në jetë të një fëmije, por harrojnë të përmendin dhe disa efekte anësore të saj siç janë zhvillimi apo përkeqësimi i hemorroideve në trupin e gruas shtatzënë. Simptoma të tilla siç janë: nausea dhe të vjellat, enjtja lemza, fryrja e barkut dhe diskomforti abdominal përmenden shpesh, por nuk flitet një fjalë për problemet me defekimin apo jashtëqitjen, me pruritin apo kruajtjen e vazhdueshme dhe hemoragjinë nga zorra e trashë. Përqindja e lartë e grave shtatzëna që zhvillojnë hemorroide lidhet me disa ndryshime natyrale në trupin e gruas gjatë shtatzënisë.

Cilat janë shkaqet e zhvillimit të sëmundjes hemorroidale në shtatzëni?
Shkaqet e zhvillimit të sëmundjes hemorroidale në shtatzëni lidhen kryesisht me shtrëngimet e tepruara për të defekuar, sidomos në rastet e kapsllikut. Feçet e forta kanë vështirësi të dalin jashtë, dhe të shoqëruara me shtrëngimin e tepruar gjatë jashtëqitjes zhvillojnë hemorroidet. Gjithashtu gjatë shtatzënisë rritet sasia e gjakut në bark ( abdomen), por rritja e uterusit apo mitrës që përmban fetusin në brendësi, ushtron presion dhe shtyp venat pelvike dhe venën kava inferior. Kjo çon në zvogëlimin e kthimit të gjakut nga pjesët e poshtme të trupit dhe për pasojë rritet presioni në venat poshtë uterusit, të cilat fryhen dhe enjten, duke zhvilluar sëmundjen e hemorroideve. Faktor tjetër është rritja e sasisë së hormonit femëror progesteron në gjak. Progesteroni relakson muskujt e trupit duke bërë që muret e venave të relaksohen, për pasojë ato enjten më lehtë dhe zhvillojnë sëmundjen. Gjithashtu, progesteroni rrit tendencën për kapsllik apo konstipacion duke favorizuar zhvillimin e sëmundjes.

Ndonëse një pjesë e grave nuk e zhvillojnë hemorroiden gjatë shtatzënisë, ato e zhvillojnë atë gjatë momentit të lindjes apo pas saj. Momenti i lindjes shoqërohet nga shtrëngime të forta, që i ngjajnë shtrëngimit gjatë defekimit, duke favorizuar kështu shpërthimin e sëmundjes. Pas lindjes zhvillimi i sëmundjes lidhet kryesisht me kapsllëkun apo konstipacionin. Kjo vjen nga largimi i një pjese të mirë të lëngjeve me anë të qumështit që merr fëmija dhe për pasojë gratë zhvillojnë forma të avancuara të sëmundjes hemorroidale.
Disa mënyra për të parandaluar zhvillimin e hemorroides në shtatzëni janë:
• Së pari duhet të evitohet konstipacioni apo kapslliku.  Gratë duhet të konsumojnë dietë të pasur me fibra, ku përfshihet konsumimi i drithërave, frutave, perimeve dhe zarzavateve, të pijnë 8-10 gota ujë në ditë, të evitojnë përdorimin e bukës së bardhë, pijeve të gazuara, ushqimeve pikante dhe ushqimeve të thata apo fast-food.
• Të përdorin suplementin e fibrës për reduktimin e kapsllikut.
• Të evitojnë shtrëngimet e tepruara dhe qëndrimet e zgjatura në tualet.
• Të evitojnë qëndrimin ulur për një kohë të gjatë. Nëse punoni në një zyrë ku duhet të qëndroni ulur në karrike gjithë kohës, çdo orë mundohuni të ngriheni dhe të ecni disa minuta. Në shtëpi qëndroni shtrirë në anën e majtë kur flini, lexoni apo shikoni televizor, në mënyrë që të ulet presioni
në venat rektale dhe të rritet kthimi i gjakut nga pjesët e poshtme të trupit.
• Të bëjnë ushtrimin Kegel çdo ditë. Ky ushtrim konsiston në kontraksione të muskulaturës rreth anusit dhe vaginës për rreth 5-7 sekonda (pasuar me relaksimin e tyre). Kjo manovër rrit qarkullimin në zonën rreth zorrës dhe forcon muskulaturën anale, të vaginës dhe uretrës. Ushtrimi mund të bëhet 5-10 min çdo seancë dhe të përsëritet 2-3 herë në ditë.
• Mjekimet lokale konsistojnë në aplikimin e pomadave qetësuese që lubri‹kojnë zorrën, ulin edemën dhe inamacionin lokal dhe qetësojnë dhimbjen për rreth 10-14 ditë. • Rekomandohet që të evitohet përdorimi lokal i sapunëve dhe shampove dhe të shplahet zorra me ujë të ngrohtë disa herë në ditë. • Kompresat me akull mund të aplikohen disa herë në ditë, për të ulur edemën dhe diskomfortin anal.

Sa të rrezikshme janë hemorroidet për gruan shtatzënë?
Një pjesë e tyre nuk e kërcënojnë gruan shtatzënë, por në qoftë se hemorragjia vazhdon për një kohë të gjatë dhe në sasi të bollshme ajo çon në anemi, lodhje të tepruar, ulje të oreksit, vështirësi në frymëmarje etj. Këto simptoma prekin si nënën, por veçanërisht zhvillimin e bebit në uterus, duke çuar në ngadalësim të zhvillimit të tij, ulje të peshës trupore, lindje premature deri në vdekje të fetusit.

A mund të tolerohet sëmundja hemorroidale në shtatzëni?
Në përgjithësi, sëmundja është e durueshme nga gratë shtatzëna. Gjithë ndihma duhet të konsistojë në faktin që gruaja duhet të përfundojë me sukses shtatzëninë dhe duhet të evitohet çdo procedurë kirurgjikale, pasi ajo mund të jetë traumatike mbi gruan shtatzënë.

Kur duhet të konsultohen gratë shtatzëna tek kirurgu proktolog:
• Nëse gratë kanë probleme të zorrës së trashë dhe planifikojnë një shtatzëni, mirë është që të zgjidhet problematika e zorrës më parë, pasi ka më tepër gjasa që të përkeqësohet situata gjatë barrës. • Nëse kanë bërë më parë një operacion të zorrës së trashë, duhet të konsultohen për të bërë një vlerësim paraprak dhe të vendoset alternativa më e mirë për të lindur.

• Nëse situata përkeqësohet së tepërmi nga lindja ose në periudhën e paslindjes duhet të konsultohen për të parë alternativat e trajtimit. Nëse trajtimi konservativ nuk e qetëson hemorragjinë dhe dhimbjen atëherë operacioni është alternativë më e sigurtë. Shpesh operojmë në gra me fëmijë disa muajsh, pasi situata e acarimit të zorrës është e papërballueshme për gruan. Në të njëjtën kohë aplikohen modalitete të tilla që nëna të vazhdojë ushqyerjen me gji të fëmijës së saj.

Gratë edhe kur operohen shumë vite më pas, referojnë se shpërthimin e parë të sëmundjes e kanë patur gjatë shtatzënisë, lindjes apo periudhës së paslindjes. I rekomandojmë nënave të reja të bëjnë kujdes dhe të jenë të vëmendshme në vlerësimin e simptomave të hemorroideve, të mposhtin turpin dhe frikën dhe të drejtohen për ndihmë mjekësore tek specialisti përkatës.

Trajtimi kirurgjikal i hemorroideve ka ndryshuar shumë vitet e fundit me futjen e teknikave të reja mini-invazive (THD dearterializimi transanal dhe PPH apo stapleri hemorroidal). Spitali Amerikan i disponon të dy teknikat më të avancuara që përdoren sot në vendet më të zhvilluara të botës, të cilat e kanë ulur shumë dhimbjen postoperatore, shkurtuar periudhën e rehabilitimit dhe kthimin në jetën e përditshme me një cilësi më të mirë. Operacioni tradicional me bisturi i hemorroides në fakt është shumë i dhimbshëm, periudha e rehabilitimit është e gjatë dhe eksperienca e përjetuar nga pacientët është e mbushur me simptoma, ku dominon dhimbja dhe hemorragjia. Sigurisht, vlerësimin përfundimtar të situatës e bën kirurgu proktolog, i cili në rastin e gruas shtatzënë duhet t’i japi prioritet përfundimit me sukses të shtatzënisë, të bëjë stadifikimin e sëmundjes dhe të japë alternativat e trajtimit të saj.

Nga Dr. Sc. Lindita Shosha



Main menu 2