Jump to Navigation

Laparaskopia e Kolonit

Pacientët që i nënshtrohen operacionit të zorrës së trashë shpesh përballen me një shërim të gjatë dhe të vështirë, sepse procedurat tradicionale "të hapura" janë shumë invazive (traumatike). Në shumicën e rasteve, janë të nevojshme kryerja e incizioneve (prerjeve) të gjata.

Çfarë është zorra e trashë ?
Zorra e trashë është pjesa fundore e traktit tuaj tretës që ndihmon tretjen e ushqimit. Zorra është një organ i gjatë, tubular i përbërë nga zorra e hollë, zorra e trashë (zorrë) dhe rektumi, e cila është pjesa fundore e zorrës së trashë. Pasi ushqimi gëlltitet, ai fillon të tretet në stomak dhe pastaj përcillet për në zorrën e hollë, ku përthithen vlerat ushqyese të kimusit (ushqimet në proces përpunimi). Masa e mbetur lëviz për në zorrën e trashë dhe rektum për t’u elemininuar. Në zorrën e trashë dhe rektum, uji thithet dhe mbeturinat qëndrojnë deri sa të jenë gati për t’u dëbuar.

Çfarë është laparoskopia e zorrës së trashë?
Një teknikë e njohur si kirurgji mini-invazive, falë të cilës arrijmë të ndërhyjmë në zorrën e trashë me qëllim diagnostikimin dhe trajtimin e një serë sëmundjesh të organit. Laparoskopia realizohet nëpërmjet një gypi të hollë të ndriçuar (laparaskopi), i cili i lejon kirurgët të kryejnë procedura të shumta në zorrën e trashë me prerje shumë të vogla (incizione të vogla). Pacientët që i nënshtrohen laparoskopisë kanë më pak ditë qëndrimi në spital dhe i rikthehen shumë shpejt jetës së tyre të përditshme.

A jeni ju të përshtatshëm për ndërhyrje laparoskopike në zorrën e trashë?
Edhe pse ndërhyrja laparaskopike në zorrën e trashë ka shumë lehtësira, ajo nuk mund të jetë e përshtatshme për disa pacientë. Për të vlerësuar nëse kjo teknikë është e përshtatshme për ju, duhet paraprakisht një konsultë e plotë mjekësore nga kirurgu për laparaskopinë e zorrës së trashë, si dhe një konsultë me mjekun patolog për të vlerësuar gjendjen tuaj të përgjithshme shëndetësore.

Si kryhet ndërhyrja laparoskopike e Kolonit?
Metoda «Laparoskopike» përfshin teknikat që përdor kirurgu për të depërtuar në pjesën e brendshme kirurgjikale. Procedurat laparoskopike të zorrës së trashë fillojnë në të njëjtën mënyrë. Duke përdorur një kanulë (një tub të ngushtë si instrument), nëpërmjet të cilit kirurgu hyn në hapësirën e barkut. Një laparoskopi (një teleskop i vogël lidhur me një kamer video) është futur përmes kanulës në hapësirën abdominale, për t’i dhënë kirurgut një pamje të zmadhuar të organeve të brendshme të pacientit në monitorin televiziv. Disa kanula të tjera janë vendosur në brendësi të hapësirës abdominale me qëllim që t’i lejojnë kirurgut të punojë në brendësi dhe të heqë pjesët e dëmtuara të zorrës së trashë. Gjithë procedura mund të kryhet përmes kanulave ose me zgjatjen e njërës nga prerjet e vogla.

Çfarë ndodh nëse operacioni nuk mund të kryhet ose të finalizohet me metodën laparoskopike?
Në disa pacientë metoda laparoskopike nuk mund të kryhet. Faktorët që mund të rrisin mundësinë e zgjedhjes apo kalimin në procedurë "të hapur" mund të përfshijnë: obezitetin, ndonjë histori kirurgjie abdominale e mëparshme, e cila ka shkaktuar cikatrice, pamundësinë për të parë organet e brendshme, hemorragji gjatë operacionit, si dhe tumoret e mëdha.

Vendimi për të kryer procedurën e hapur është një vendim i marrë nga kirurgu juaj para ose gjatë operacionit aktual. Kur kirurgu vlerëson  se është më i sigurt kalimi nga procedura laparaskopike në atë të hapur, ky nuk është një ndërlikim, por një gjykim profesional i mirëmenduar. Vendimi për t’u kthyer tek procedura e hapur është e bazuar në mënyrë rigoroze në ruajtjen e sigurisë të pacientit. Pas operacionit, është e rëndësishme të ndiqni udhëzimet me mjekun tuaj. Edhe pse shpesh shumë njerëz ndjehen më mirë pak ditë pas ndërhyrjes, mos harroni se trupi juaj ka nevojë për kohë për t’u shëruar. Ju jeni në gjendje të çoheni nga shtrati një ditë pas operacionit për të ecur. Kjo do të ndihmojë në zvogëlimin e dhimbjes në muskujt tuaj.

Ju do të jeni në gjendje t’i ktheheni aktiviteteve tuaja normale në 1-2 javë. Këto aktivitete përfshijnë dush, vozitjen e makinës, ngjitje shkallësh, marrëdhëniet seksuale etj. Dy javë pas operacionit duhet të planifikoni një vizitë kontrrolli. Por mund të ketë dhe komplikime të cilat janë: hemorragji, infeksion, një rrjedhje në vendin (e ndërhyrjes ose operacionit), ku zorra e trashë është rilidhur, dëmtime në organet afër të tilla si zorrë e vogël, uretër, apo fshikëz, koagulim gjaku në mushkëri. Është e rëndësishme për ju që të njihni shenjat e hershme të komplikimeve të mundshme. Duhet të komunikoni direkt me mjekun tuaj nëse ndjeni dhimbje të forta të barkut, ethe, të dridhura ose hemorragji të zorrës së trashë.

Nga Dr. Burak Kadir Koza



Main menu 2