Jump to Navigation

Fizioterapia, shkenca e kujdesit ‹fizik

Fizioterapia mund t’ju ndihmojë në përmirësimin e aftësive tuaja funksionale, gjithashtu të sigurojë një shëndet të plotë dhe mirëqënie fizike. Fizioterapistët janë ekspertë në “shkencën e shërimit dhe në artin e kujdesit fizik”.

Fizioterapistët janë profesionistë të kujdesit shëndetësor parësor, që diagnostikojnë dhe trajtojnë individë të të gjitha moshave, nga të sapolindurit deri tek mosha e tretë, të cilët kanë probleme shëndetësore të ndryshme, që kufizojnë aftësitë e tyre për të kryer lëvizje normale dhe funksionale.

Talenti i fizioterapistëve ka bërë të mundur që shumë mjekë, të cilët kanë zgjedhur mënyrën tradicionale të trajtimit të pacientëve të kenë një sukses të padiskutueshëm. Në shumë raste pacientët drejtohen tek fizioterapisti në vend të ndërhyrjeve kirurgjikale. Fizioterapistët ndihmojnë njerëzit me probleme ortopedike si: dhimbje mesi ose osteoporozë; dëmtime të indeve të buta artikulare si: fraktura ose luksacione, probleme neurologjike, probleme kardio-pulmonare, sëmundje kronike të mushkërive, trauma sportive, etj.

Modeli i punës së fizioterapistit “kokë më kokë” me pacientin është shumë i vlerësuar nga pacienti. Kur një fizioterapist kryen konsultën e parë me një pacient fillon me vlerësimin individual dhe përpilon një plan terapeutik, i cili zhvillon aftësinë e lëvizjes, uljen e dhimbjes, rikthimin e funksioneve dhe parandalon paaftësitë. Më pas, fizioterapisti dhe pacienti punojnë “krah më krah” duke tejkaluar marrëdhënien e zakonshme “Mjek – Pacient”, me qëllim arritjen e nevojave të pacientit sipas  “Kodit Etik-Deontologjik”.



Main menu 2