Jump to Navigation

Kolonoskopi Checkup

Është ekzaminim endoskopik, nën kamera, direkt i kolonit dhe zorrës së trashë. Rekomandohet që të kryhet patjetër në të gjithë pacientët mbi 50 vjeç dhe veçanërisht në pacientët që kanë probleme në defekim. Koloni është organi më i ekspozuar ndaj ushqimeve, kafes, pijeve alkoolike dhe për pasojë është edhe më i rrezikuar nga dëmet që këto të fundit shkaktojnë. Me rritjen e yndyrnave në dietat ushqimore, me shtimin e frekuentimit të ushqimeve fast food dhe pakësimin e fibrave dhe posës në dietat ushqimore bëhen të pashmangshme patologjitë dhe problemet e stomakut dhe kolonës së sistemit tretës.

Duke kryer këtë ekzaminim, i cili mund të kryhet me anestezi dhe pa dhimbje, merret informacion direkt në lidhje me strukturën, normalitetin apo patologjitë e sistemit tretës. Duke patur parasysh që ky është një sistem i mbyllur, shpeshherë problemet që shfaqen maskohen dhe vonohen shumë në diagnostikim dhe trajtimin në kohën e duhur. Prandaj është shumë e rëndësishme që në rastet e shqetësimeve të sistemit tretës të paraqitemi tek mjeku i Checkup-it dhe mjeku gastro-hepatolog për të kryer këtë ekzaminim.



Main menu 2