Jump to Navigation

Fibrogastroskopia

Fibrogastroskopia është një ekzaminim diagnostikues dhe njëkohësisht terapeutik, që ndihmon në përcaktimin e patologjive të pjesës së sipërme të traktit tretës (ezofagut, stomakut, duodenit).

Zakonisht rekomandohet nga mjeku për të diagnostikuar ankesa si vështirësia në gëlltitje, çrregullimet e tretjes, episode të përsëritura të të vjellës, kolla e thatë e zgjatur, apo edhe dhimbja e gjoksit me origjinë jo nga zemra.

Është ekzaminim që mund të kryhet ose vetëm me anestezi lokale (orale) ose edhe me sedacion (përgjumje e pacientit). Në rastet kur pacienti manifeston ankesa të lidhura me traktin tretës, rekomandohet vlerësimi klinik nga mjeku gastrohepatolog dhe sipas rastit edhe fibrogastroskopia.



Main menu 2