Jump to Navigation

Densitometria e kockës

Është ekzaminimi që mat dendësinë dhe fortësinë e rruazave të shtyllës kurrizore dhe jep një informacion në lidhje me qëndrueshmërinë e kockave të trupit në përgjithësi dhe kockat që mbajnë peshën më të madhe në veçanti, siç janë kockat e legenit, koka e femurit etj.

Rekomandohet që të kryhet në paciente femra mbi moshën 50-55 vjeç, sepse pas kësaj moshe dobësimi i kockave është më i ndjeshëm dhe më i shpejtë, kjo e ndikuar edhe nga fillimi i menopauzës. Ky ekzaminim na ndihmon të depistojmë që në fazat e para uljen e dendësisë së kockave (osteopeninë), e cila pasi mjekohet, parandalon ecurinë drejt osteoporozës dhe riskut të madh të frakturave.

Megjithëse është theksuar shumë rëndësia e këtij ekzaminimi tek femrat, duhet të theksohet që rekomandohet edhe tek meshkujt mbi 60 vjeç, e veçanërisht kur kemi të bëjmë sëmundje reumatizmale, çrregullime të tiroides, përdorim kronik të disa preparateve, si psh kortizonikët.



Main menu 2