Jump to Navigation

Rografi e kolonës vertebrale

Është ekzaminimi i vertebrave të shtyllës kurrizore, i cili përcakton formën, madhësinë, vendosjen e këtyre kockave. Rekomandohet në rastet kur pacienti ka ankesa specifike si psh dhimbje mesi apo shpine që zgjat, në rastet post traumatike, për të evidentuar spondiloartrozën dhe shkallën e saj, por rekomandohet të kryhet edhe për kategoritë e personave që kanë pozicione të detyruara qëndrimi, si psh qëndrimi me orë të zgjatura para kompjuterit, qëndrimi jo korrekt në tavolinën e punës apo të studimit.

Duhet patur parasysh që gratë shtatzëna që duhet të kryejnë një ekzaminim të tillë dhe në rastet kur dyshohet për shtatzëni, duhet patjetër të informojnë mjekun përgjegjës mbi gjendjen. Me gjithë rëndësinë e këtij ekzaminimi, në disa raste është i pamjaftueshëm në diagnostikimin e saktë të patologjive të kolonës vertebrale dhe të strukturave nervore përkatëse, prandaj kërkohet rezonanca magnetike, ekzaminim ky që na jep informacion të plotë dhe më specifik.



Main menu 2