Jump to Navigation

Rografi toraksi

Grafia e toraksit është një ekzaminim që kryhet me rreze X, në 1 apo 2 drejtime dhe na jep informacion për organet dhe strukturat e lokalizuara në këtë ndarje anatomike si mushkëritë, zemra dhe enët e gjakut, diafragma, si edhe të strukturave kockore si brinjët dhe pjesa torakale e shtyllës kurrizore.

Meqënëse na jep informacion të rëndësishëm për sëmundje të mushkërive si bronkitet, bronkopneumonia, TBC apo edhe çrregullime të tjera pa shenja specifike klinike, ky ekzaminim është shumë i rëndësishëm në paketën e Checkup-it.

Për një informacion më të plotë dhe specifik, në rastet kur mjeku e vlerëson mund të kërkohen edhe CT (Skaner) apo MRI (Rezonanca Magnetike) e toraksit.

Në rastet e shtatzënisë duhet informuar mjeku për të vlerësuar mbi riskun dhe përfitimet nga këto ekzaminime, për më të mirën e pacientit.



Main menu 2