Jump to Navigation

Eko tiroide

Është një ekzaminim që përdoret për studimin e gjendrave tiroide, të lokalizuara në pjesën e përparme të poshtme të fytit. Për nga funksioni që mbart gjendja tiroide, mund të thuhet që është një nga organet që aktualisht është më pak i vlerësuari ose kontrolluari.

Kjo gjendër ndikohet shumë nga mungesa e jodit dhe infeksione të ndryshme të trupit dhe duke qenë e tillë shpeshherë patologjitë që janë në proces e sipër nuk vihen re ose nuk diagnostikohen në momentin e duhur. Së bashku edhe me matjen e funksionit hormonal si TSH/FT4/FT3, eko na ndihmon në ndjekjen dhe trajtimin e duhur të patologjive të tiroides.



Main menu 2