Jump to Navigation

Eko kardiake

Është ekzaminim i zemrës nën ultratinguj, e cila informon mjekun dhe pacientin në lidhje me përmasat e zemrës, funksionin e saj, cilësinë dhe kontraktimet e zemrës gjatë punës së qarkullimit të gjakut nga zemra në të gjithë trupin.

Gjatë këtij ekzaminimi shihen kapakët, valvulat e zemrës, lëvizshmëria, mënyra si ato hapen e mbyllen duke vënë në pah mirëfunksionimin e saj. Për ndjeshmërinë e lartë, eko kardiake është ekzaminim që ndihmon shumë në parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm të patologjive kardiake duke orientuar mjekun dhe pacientin në trajtimin efikas dhe të shpejtë të problemeve kardiologjike.



Main menu 2