Jump to Navigation

EKG

EKG apo Elektrokardiograma është një ekzaminim që përcakton aktivitetin elektrik të zemrës. Është ndër ekzaminimet e para që kërkohet për të gjykuar mbi aktivitetin e muskulit kardiak. Për rëndësinë që paraqet, është ekzaminim i pranishëm në çdo paketë Checkup-i.

Nëpërmjet këtij ekzaminimi sqarohen dhimbjet e gjoksit të shkaktuara nga angina apo infarket, vlerësohen ndryshimet e mureve të zemrës nga hipertensioni, diabeti, dislipidemia, përdorimi i cigares. Gjithashtu përcaktohet nëse preparate të caktuara japin efektin e duhur apo pajisje si Pacemaker funksionojnë normalisht.



Main menu 2