Jump to Navigation

Ekografia e gjirit dhe mamografia

Eko mame (gjirit) është një ekzaminim me ultratinguj i gjirit dhe strukturave përreth. Ky ekzaminim pavarësisht se nuk ka një moshë maksimale se deri kur mund të kryhet, është ideal për kontroll të gjirit për femra deri në moshën 35 vjeç për shkak të dendësisë së indeve. Nën eko evidentohen dhe kontrollohen patologji të strukturës, formës, densitetit të gjirit, kanaleve duktale, kiste ose formacione nodulare. Pas moshës 35-40 vjeç sensiviteti i ekos së gjirit bie, prandaj rekomandohet edhe mamografia, e cila na jep informacion plotësues në lidhje me këto struktura.

Është shumë e rëndësishme ndjekja me eko dhe mamografi sipas rastit, e disa ndryshimeve si strukturave kistike apo fibroadenomave, duke ndjekur kështu zmadhimin apo zvogëlimin e përmasave të këtyre strukturave, për të marrë pastaj vendimet e duhura terapeutike.



Main menu 2