Jump to Navigation

Eko abdominale

Është ekzaminim që bëhet me anën e ultratingujve dhe na jep informacion për organet dhe strukturat e brendshme të abdomenit (barkut). Kështu na jep informacion për madhësinë, strukturën, pozicionimin e mëlçisë, veshkave, shpretkës, fshikëzës urinare, prostatës tek meshkujt, apo mitrës dhe vezoreve tek femrat.

Megjithëse ky është ekzaminim i rëndësishëm në kolikat abdominale (dhimbjet e barkut), theksohet rëndësia e tij pasi shpesh në Checkup rutinë diagnostikohet prania e gurëve në traktin urinar, në fshikëzën e tëmthit, prania e kisteve në mëlçi apo veshka, dëmtimet e mëlçisë nga përdorimi i alkoolit apo nga hepatitet kronike. Jo rrallë diagnostikohen në moshë të rritur çrregullime organore të lindura apo edhe prania e formacioneve patologjike, tek të cilat diagnostikimi i hershëm është thelbësor në ecurinë e sëmundjes.

Të dhënat mjekësore që marrim nga eko abdominale, shpesh plotësohen edhe nga CT apo rezonanca magnetike, sipas vlerësimit të mjekut përgjegjës.



Main menu 2